Gara në PD, Basha: Askush nuk
do diktojë zgjedhjen e demokratëve

Gara në PD, Basha: Askush nuk<br />do diktojë zgjedhjen e demokratëve
Kryetari i Partisë Demokratike  Lulzim Basha thotë se të gjithë demokratët janë aksionerë të barabartë në këtë  sipërmarrje të madhe politike. Nga Kuvendi Zgjedhor i degës së Kurbinit, Basha ka theksuar se askush nuk mund dhe nuk do të diktojë zgjedhjen e demokratëve.
 
“Qytetarët shqiptarë e dinë që ne jemi partia që kemi vullnetin, besimin, energjitë dhe kapacitete për t’ju rikthyer shpresën shqiptarëve”, ka thënë Basha. Sipas tij sfida dhe qëllimi kryesor i zgjedhjeve, që po zhvillohen në gjithë piramidën e Partisë Demokratike,  ka qenë dhe është të nxjerim me votë të lirë drejtuesit më të mirë.
 
“Drejtuesit duhet të garantojnë përveç vendosmërinë edhe gadishmërinë dhe përkushtimin për të përqafuar alternativën tonë, bashkimi dhe ribashkimin e gjithë kontributeve historike, hapjen dhe ripërtëritjen e partisë, opozitën e fortë dhe të vendosur por opozitën me fakte. Qytetarët shqiptarë e dinë që ne jemi partia që kemi vullnetin, besimin, energjitë dhe kapacitete për t’ju rikthyer shpresën, për t’i rikthyer besimin dhe për të udhëhequr edhe njëherë vendin drejt arritjes dhe përmbushjes së aspiratave mbarë popullore, për dinjitet, për mirëqënie, për siguri, për integrim”, ka thënë Basha.
 
 
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë