Gara në PD,Olli:Basha fajtor për
humbjen,Selami lojtar rezervë

Gara në PD,Olli:Basha fajtor për<br />humbjen,Selami lojtar rezervë
Kryetari i këshilltarëve të djathtë në Bashkinë e Tiranës, Leonard Olli në një intervistë për Report Tv shprehet se zgjedhjet për kryetarin e PD duhet të ishin shtyrë për të pasur më shumë kohë për analizë dhe fushatë, ndërsa kërkon që e djathta nuk duhet të bëhet si PS dhe LSI përsa i përket garës brenda partisë.
 
Përsa i përket garës mes Selamit dhe Bashës, ai thotë se është e pabarabartë, ndërsa Selamin e cilëson si një lojtar rezervë, që kërkon të futet në fushë, ndërkohë që për 4 vite nuk ka bërë opozitë në parlament.
 
Zgjedhjet mund të bëheshin ditët e para të shtatorit, para nisjes së parlamentit, kur opozita të hynte të ishin zhvilluar.
 
Për mua është gabim që nuk u la koha e mjaftueshme. Në kryesi u votua, por ishte e paqartë vendimmarrja, pavarësisht se u rrëzua 14-11, u tha se janë 20 abstenime.
 
Edhe kryesia kishte nevojë për më shumë kohë për reflektim dhe nuk prodhon asgjë të keqe reflektimi.
 
Shqetësimi im është që PD të reflektojë diferencën nga dy forcat e tjera, që ne i kemi kritikuar, për faktin që nuk reflektojnë demokraci dhe ne nuk duhet të bëjmë të njëjtën gjë.
 
Ne do të ndjekim mënyrën e organizimit, nëse do të ketë garë reale mes Bashës dhe Selamit, pasi gara tani është e pabarabartë.
 
Selami ka marrë një barrë të vështirë, ka pasur prezencë parlament zero. Dhe të vish sot dhe të kërkosh që të na udhëheqësh nuk bind, është njësoj si ai lojtari që rri në stolin e rezervave dhe thotë më fusni njëherë në lojë dhe shikoni se cfarë do të bëj
” tha ai.
 
Duke u ndalur të humbja ai bën përgjegjës kryesor Bashën, ndërsa pret që ky i fundit të thotë se cfarë ka shkuar keq.
 
Pres që Basha të thotë cfarë shkoi keq për rezultatin e zgjedhjeve. Basha ka përgjegjësinë e humbjes dhe të procesit që po fillon tani.
 
Pas 22 korrik do të jetë përgjegjësia e tretë
” deklaroi ai ndër të tjera.
 
Në garë për kreun e ri të PD janë Lulzim Basha dhe Eduard Selami.

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre