Gara në PD, Piciri: Basha të japë
dorëheqjen, zgjedhjet të shtyhen

Gara në PD, Piciri: Basha të japë<br />dorëheqjen, zgjedhjet të shtyhen
Kandidati i pestë në garën për postin e kryetarit të PD, Erion Piciri i ftuar në studion e Report Tv u shpreh se Basha duhet të japë dorëheqjen dhe gara duhet të shtyhet për në shtator ose në muajin tetor për të pasur më shumë kohë për fushatë dhe jo të bëhet me shpejtësi.
 
Mirë do të ishte, që pasi humbet zgjedhjet të ketë një hap pas dhe një dorëheqjen të qartë dhe më pas duhet të hapet gara.
 
Duhet partia të marrë frenat në dorë për një garë të lirë dhe të ndershme, por nuk mund të ndodhë dica e tillë tani.
 
Pas zgjedhjeve PD hyri në një krizë besueshmërie, tani duhet të ruhet nga një krizë demokratike, por unë besoj që do të ketë një ndërhyrje të Kryesisë, për ta futur këtë garë në binarët e demokracisë.
 
Ne nuk duhet të kopjojmë PS, apo parti të tjera. Gara duhet të nxjerrë një lidership të ri demokratik.
 
Gara të bëhet nga muaji tetor, pasi kandidatët duhet të kenë më shumë kohë. Por për tre javë mundësitë janë të pakta, por nëse do të kemi tre muaj do të kemi më shumë kohë për të shpalosur idetë
’ deklaroi ai.
 
Në garë për postin e kryetarit janë Basha, Selami, Patozi, Astrit Sinanaj dhe Erion Piciri. 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre