Gara në PD, Selami: Është për të
ardhur keq, duhet analizë e sinqertë

Gara në PD, Selami: Është për të<br />ardhur keq, duhet analizë e sinqertë
Eduard Selami pas shpalljes së kandidaturës për kryetar të PD, në një tjetër status në faqen e tij në Facebook shpreh keqardhjen për situatën e krijuar brenda së djathtës, ndërsa shton se duhet një analizë e thellë për atë që ka ndodhur.

Eshtë për të ardhur keq që forcën e parë politike ku unë kam patur kënaqësinë të jem ndër themeluesit e saj, koha e ka lënë pas.
 
Dhe këto zgjedhje treguan pikërisht këtë. Prandaj PD-ja dhe demokratët duhet të ecin me hapin e kohës dhe duhet t’i paraprijnë.
 
Unë jam shumë i sigurt që kjo do të vijë, dhe ky do të jetë dhe kontributi im në këto zgjedhje për kryetar të PD-së..
 
Unë mendoj se këto janë periudha sa të vështira po aq të mbarsura me mundësi, për një reformim dhe rinovim të vonuar të PD-së, për ta ngritur atë aty ku janë vlerat më të mira të demokracisë dhe të partive politike bashkëkohore.
 
Ajo çka është më kryesorja është një analizë e drejtpërdrejtë, e sinqertë, e hapur, brenda familjes politike, duke parë në radhë të parë gjërat që në bashkojnë se sa ato që na ndajnë
”deklaron ai.
 
Selami garon deri tani përballë Bashës dhe Astrit Sinanajt në zgjedhjet e 22 korrikut brenda PD për postin e kryetarit.
 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre