TIRANE- Teksa kanë ngelur edhe 7 ditë nga afati zyrtar për dorëzimin e kandidaturave për drejtimin e degëve të PS-së pranë Kryesisë së selisë rozë, në shumicën e bashkive të vendit, ka filluar gara brenda bazës socialiste. Individë me kontribute ndër vite në PS, apo të ardhur rishtaz dhe me ambicie, kanë filluar të lobojnë brenda anëtarësisë së njësisë, si dhe përmes deputetëve apo kryebashkiakëve, tek të cilët kërkojnë mbështetje për kalimin e “provës” në Kryesinë e Partisë Socialiste. Në shumicën e bashkive gara është e konsoliduar dhe njerëzit që synojnë të hyjnë në procesin zgjedhor sipas parimit “një anëtar-një votë” kanë filluar hapur fushatën. Ka ende disa bashki, në të cilat procesi po ecën me vonesë dhe ende nuk janë konfiguruar lobet garuese.
/Shqiptarja.com








