Gara në PS/ Zana Sina: Gratë janë 50% e shoqërisë, i tillë duhet përfaqësimi

Gara në PS/ Zana Sina: Gratë janë 50% e shoqërisë, i tillë duhet përfaqësimi

Zana Sina

Ditën e sotme, do të mbahen zgjedhjet për kreun e Forumit të Gruas në Partinë Socialiste. Në garë për degën e Tiranës janë katër zonja; Etilda Muhaj, Klodeta Dibra, Voltiza Prendi dhe Zana Sina. Ky proces do të zhvillohet nën parimin 1 anëtar 1 votë. Pjesëmarrja është objektivi kryesor i këtyre zgjedhjeve, si rrjedhojë e fushatës “Partia Socialiste e Hapur për Ty”. Të katërta zonjat vijnë në këtë garë me një kontribut të pasur në jetën e Partisë Socialiste. Një prej kandidateve Zana Sina ish-kryetarja e njësisë së Farkës, shprehet se ndërmori këtë hap sepse beson se pavarësisht përfaqësimit mjaft të mirë që gratë kanë në rradhët e PS-së, ajo beson se kanë mundësi për një përfaqësim edhe më të mirë. “Me garën e hapur për kryetaren e gruas socialiste të Tiranës, mendova se ishte momenti i duhur për të dhënë një kontribut të mirë e domethënës për qytetin tim.

Pavarësisht se kryetari që udhëheq sot PS-në i ka dhënë një vizion të ri e fokus të veçantë gruas, jemi ende në një botë maskile të cilën është shumë e vështirë ta çash, dhe të ecësh. Kisha kohë qe mendoja se duhej një platformë më e fuqishme e se pavarësisht punës së madhe që është bërë, forumi i gruas socialiste ka nevojë jo vetem për kaq, por edhe për një organizim politik më specifik që të përfshijë gratë në çdo interes që ato shfaqin; e vetëm kështu do mund të kemi një përfaqësim dinjitoz të gruas, e cila zë jo 20, as 30, por 50% të shoqërisë, pra i tillë duhet të jetë përfaqësimi dhe vendimmarrja e tyre në çdo fushë të jetës”, shprehet Zana Sina. Ajo e ka paraqitur tashmë një platformë e cila beson se do jetë e gjitha në shërbim të gruas. Zana Sina e cila pas studimeve në Itali, është rikthyer në Shqipëri me dëshirën për të dhënë kontributin e saj në jetën sociale e politike të vendit beson tek ndryshimi.

“Kam punuar si ekonomiste sapo dola nga bankat e shkollës e më pas kam vazhduar studimet duke punuar jashtë vendit, në Itali dhe në vitin 2009 jam kthyer në Shqipëri me dëshirën e madhe për të dhënë sadopak ndihmën time në të mirën e vendit tim. U riktheva se doja të kontribuoja në vendin tim, gjithmonë kam dashur të kthehem në vendin tim, të punoj e jetoj këtu. Më pëlqen politika, ajo që u vjen në ndihmë njerëzve. Nisem gjithmonë nga parimi se "Mendimet bëhen veprime", nëse ne i mbështesim ato; ndaj ajo platformë gjjthëpërfshirëse që kam hartuar, mendoj se i përshtatet shumë mirë situatës dhe patjetër që do të jetë një frymëzim i ri në këtë aspect” shprhet Zana Sina.

Vajza e pilotit që uli avionin pa rrota në 1967
Zana Sina është vajza e një personazhi mjaft të njohur e pilotit legjendar, Bilal Sina. Babai I saj njihet si piloti që “tmerroi vdekjen” pasi më 18 mars të vitit 1967 teksa kryente detyrën luftarake dhe avioni i pësoi defekt në motor ai nuk pranoi të hidhej me parashutë, por arrit që për mrekulli ta ulte avionin në Kuçovë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë