TIRANE- Gara për Këshillin Kombëtar të PD-së duket se ka futur në ethe të gjithë deputetët dhe kryetarët e degëve të Partisë Demokratike. Ndonëse udhëzimi i Bashës për këtë proces nuk ka dalë ende dhe pritet data 15 që ai të bëhet publik, paraprakisht mësohet se numri i anëtarëve të Këshillit Kombëtar do të jetë shumë më i lartë se sa 140. Burime nga selia blu bëjnë me dije se në këtë garë nuk do të lejohen që të kandidojnë kryetarët e degëve të Partisë Demokratike të cilët kanë dalë nga zgjedhjet e rreth 3 muaj më parë.
Kësisoj, ethet e garës se kush do të marrë një mandat në Këshillim Kombëtar të PD-së që është edhe organi më i lartë vendimmarrës duket se i ka përfshirë të gjithë. Udhëzuesi që ende nuk është bërë publik, por është mbajtur i fshehtë i përjashton këto kryetar degës që të garojnë për të marrë një mandat. Ndërsa për koordinatorët që udhëhoqën procesin e zgjedhjeve në degë nuk ka ende një vendim nëse do të lejohen që të garojnë.
/Shqiptarja.com