Gara për kreun e LSI-së, Përparim
Spahiu nis fushatën nga Peshkopia

Gara për kreun e LSI-së, Përparim<br />Spahiu nis fushatën nga Peshkopia
Deputeti Përparim Spahiu ka preferuar vendlindjen e tij, Peshkopinë për të çelur fushatën e zgjedhjeve për kryetar të Lëvizjes Socialiste për Integrim. 

Ai ka zhvilluar sot një takim me anëtarësinë e LSI dhe mbështetës të tij në Pallatin e Kulturës, ku ka shpalosur platformën për drejtimin e forcës së tretë politike më të rëndësishme në vend.

Përparim Spahiu vendosi të bëhej pjesë e garës për LSI-në, pasi më herët, kryetari i saj aktual, Ilir Meta vendosi të rikandidonte si dhe anëtari i Kryesisë, Shezai Rrokaj gjithashtu shpalli ambicien e tij. 

Pas Peshkopisë, Spahiu do të shtrijë fushatën edhe në qytete të tjera. Zgjedhjet për kryetarin e LSI-së do të zhvillohen pas një muaji, më 6 Nëntor. 

Redaksi Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit