Kostaq Hila, kandidat për Rektor në Universitetin e Gjirokastrës ka akuzuar kryetarin e qeverisë studentore se po manipulon procesin zgjedhor.

Ai shprehet se persona që nuk asnjë lidhje me universitetin si dhe kryetari i qeverisë studentore po ushtrojnë presion mbi studentët gjatë votimeve.

Hila shton se procesi zgjedhor po zhvillohet në ambientet jashtë universitetit.

“Strukturat zgjedhore të universitetit nuk kanë marrë asnjë masë për mënjanimin dhe parandalimin e fenomeneve të tilla dhe që përbëjnë rrezik për incidentë të rënda”, shkruan ai në Facebook, duke shtuar se për këtë situatë është informuar edhe Drejtoria e Qarkut Gjirokastër dhe Prokuroria.

Reagimi i plotë i Kostaq Hilës
Turp! Sot qe ne tempullin e dijes, Universitetin e Gjirokastres, po zhvillohen zgjedhjet per organet dhe autoritet drejtuese, ne ambientet jashte universitetit po ndodhin akte te shemtuara....Persona qe nuk asnje lidhje me universitetin si dhe kryetari i qeverise studentore (i cili ka kohe qe kryen veprimtari te tille) kane kercenuar hapur trupat zgjedhore, kryesisht studentet te cileve u kerkohet deformimi i vullnetit zgjedhor.

Strukturat zgjedhore te universitetit nuk kane marre asnje mase per menjanimin dhe parandalimin e fenomeneve te tilla dhe qe perbejne rrezik per incidente te renda. Ne me iniciativen tone personale therritem zyrtarisht per ndihme Drejtorine e Qarkut Gjirokaster dhe Prokurorine Rrethit Gjirokaster. I bej thirrje trupes zgjedhore te mos bjere pre e presioneve dhe te respektoje voten e saj dhe dinjetetin e saj.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.conm