Gara për Tiranën, përplaset 
Rama dhe Basha në distancë

Gara për Tiranën, përplaset <br />Rama dhe Basha në distancë
TIRANE - Përplasja ndërmjet Kryetari të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha dhe kryeministrit për çështjen e investimeve në kryeqytet ka vijuar edhe ditën e djeshme. Gjatë inaugurimit të përfundimit të punimeve në kopshtin numër 1 në kryeqytet, Basha theksoi se kryeministri Rama ka bllokuar të gjitha investimet në Tiranë dhe për këtë do të përgjigjet para qytetarëve. Duke u hapur në këtë mënyrë garën për zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës pasi zgjedhjet e vitit 2015 duket se kanë përfshirë që tani vëmendjen e dy liderëve kryesorë të politikës.

“Kryeministri Rama po mundohet t'i ikë ballafaqimit për të vërtetën e bllokimit politik të qytetit të Tiranës, të veprave të qytetit të Tiranës. Por, Edi Rama nuk mund t'i ikë kurrë përgjegjësisë para qytetarëve të Tiranës, para shqiptarëve, për këtë akt të pashoq në historinë e Shqipërisë pluraliste, për këtë akt jo armiqësor ndaj Lulzim Bashës si kryetar Bashkie, jo ndaj Partisë Demokratike, por ndaj gjithë qytetarëve të Tiranës dhe interesave të tyre. Ndaj si kryetar i Bashkisë jam i vendosur që nga njëra anë t'i përgjigjemi kësaj bllokade të paligjshme, me gjithë rrugët ligjore dhe institucionale siç jemi përgjigjur deri më sot, ku për fatin e mirë të qytetarëve sistemi ka funksionuar. Ballafaqimit po i ikën, dhe s'ka se si, sepse nuk mund të ballafaqohet dot me të vërtetën. Përgjegjësisë nuk do t'i ikë dot”,- theksoi Basha.

Por pas akuzave të kryetarit të Partisë Demokratike ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama. Nëpërmjet një postimi në faqen e tij në “facebook”, kreu i qeverisë ka dhënë një përgjigje refuzuese për Bashës për sfidën e hapur për debat publik. “Vajmedet për Tiranën e mbetur në duar te kryebashkiakut më kot që mbahet mend. I thonë pse ke ikur nga puna pa lënë gjurmë u thotë dua debat”,- shkroi kryeministri Rama në faqen e tij në “facebook”.

Ky reagim i Ramës duket se i dha një përgjigje negative sfidës së Bashës për nj debat të hapur publik përsa i përket investimeve në kryeqytet. Dy ditë më parë, Basha gjatë një aktiviteti i kërkoi kryeministrit një debat për çështjen e investimeve në Tiranë, por që sipas të gjitha gjasave nuk do të zhvillohet. Kësisoj edhe sfida për karrigen e kryetarit të Bashkisë së Tiranës duket se do të vijojë në linjës e ashpër nga të dyja anët ku PD do të akuzoi qeverinë për bllokimin e fondeve të Bashkisë së Tiranës dhe mazhoranca nga krahu tjetër do të kërkoi dorëheqjen e Bashës nga bashkia.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 6 Shtator 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën