Gara, parakalime të gabuara dhe manovra të rrezikshme! 'Fluturojnë' 137 patenta në 48 orët e fundit

Policia bën me dije se për të monitoruar të gjitha shkeljet e bëra janë përdorur 6 radarë, 28 patrulla me punonjës policie civilë dhe 4 dronë, nga këto janë konstatuar:

"1129 drejtues mjetesh që kanë bërë parakalime të gabuara dhe të rrezikshme për t'u përfshirë në ngjarje rrugore.

Në të gjithë vendin gjatë 48 orëve të fundit nga shërbimet e Policisë duke përdor 6 radarë janë evidentuar dhe ndëshkuar 137 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi mbi normat e lejuara duke iu pezulluar lejet e drejtimit.

19 drejtues mjetesh për gara shpejtësie e manovra të rrezikshme në rrugë dhe parakalime të gabuara me fushë pamje të kufizuar.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara me dragera  janë arrestuar 9 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe janë pezulluar 49 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Gjithashtu gjatë kontrolleve janë evidentuar dhe proceduar  penalisht për shkak të moshës, për drejtim mjeti pa leje drejtimi 11 adoleshentë (të moshës 17-18 vjeç).

Po gjatë ketij operacioni, 48 orët e fundit janë vendosur 412 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, 201 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit, 73 masa për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, 1987 masa për parkime të gabuara e shkelje të tjera."

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë