Gara për bashkinë e Tiranës/ Rudi Erebara, kandidat i Alibeajt për kryeqytetin?

Gara për bashkinë e Tiranës/ Rudi Erebara, kandidat i Alibeajt për kryeqytetin?

Rudi Erebara

TIRANË- Gazetari, shkrimtari dhe përkthyesi shqiptar Rudi Erebara duket se është emri që Enkelejd Alibeaj ka përzgjedhur si kandidat për Bashkinë e Tiranës. Ka qenë vetë Erebara që ka bërë publike një lajm të tillë me anë të një statusi në rrjetet sociale, e ndërsa deri më tani nuk ka një konfirmim nga ana e vetë Alibeajt.  Në këtë status ai ka kërkuar mendimin e qytetarëve nëse do duhet ta pranojë ose jo si propozim.

“E vështirë ndryshimi si në 1991.  Më kanë kërkuar partia demokratike e vërtete për kryetar bashkie. Më poshtë mund të jepni mendime. Edhe unë e kam një mendim se kam gëzim të madh që kemi nxjerrë njerëz nga burgu. Kam gëzim të madh që u kthyem shtëpitë shqiptarëve.  Kam gëzim të madh, që mbërriti kjo ditë kur mund të na përmendin emrin. Edhe vazhdoni me poshtë. E vazhdoj ketë dhimbje të madhe se pashë një mik e vëlla me lot. Një mik e vëlla amerike, që qante. Unë e di që nuk kemi shume ndonjë gjë, por të paktën me poshtë thoni pse jo, pse nuk duhet te jem unë krytear i bashkise Tiranë kur ju kanë vjedhur me miliarda. Edhe pse jo, të jetë një tjetër që nuk janë ata", shkruan ai. 

Një prej emrave që e ka mbështetur kandidaturën e tij është ish-kreu i Partisë Libra, Endri Tafani.

“A bën Rudi Erebara për Kryetar i Bashkisë Tiranë? Ata që e njohin personalisht, vënë dorën në zjarr për të. Nuk është frazë shabllon. E njoh vetë personalisht dhe mund të ve dorën në zjarr për të. Kush nuk e njeh, mund të pyesë rrotull njerëz që e njohin apo të kërkojë për artikuj e intervista online. Shkrimtar me çmime europiane dhe qëndrestar i paepur.
Kontrollojeni vetë.
Tip i veçantë.
Rasti më i fundit, kur para ca muajsh nuk vajti në një pritje në Kryeministri të organizuar me ambasadën spanjolle me rastin e përkthimit të librit të tij në spanjisht, duke i lënë të dy palët me gisht në gojë.
A është kandidati më i mirë mes atyre që janë folur deri tani?
Për mua po.
A bën për Tiranën?
Për mua po.
....
Mora vesh që ka propozuar PD.
Më bezdis kjo gjë?
Jo”, shkruan Tafani.

Nëse ai do jetë kandidati zyrtar i PD-së së Alibeajt, do të jetë përballë Belind Këlliçit nga pala tjetër dhe Erion Veliajt nga PS.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • arjani: 12/03/2023 10:12

    Cfar idjotizmi do konkuroi lali Erin ky idjot....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vijonë puna në aksin Bogë-Theth për largimin e dëborës, borëpastrueset në terren

Vijonë puna në aksin Bogë-Theth për largimin e dëborës, borëpastrueset në terren