Në përfundim të procesit të testit për aftësitë fizike, Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar pas mbylljes se fazës së radhës të përzgjedhjes së kandidatëve për Byronë Kombëtare të Hetimit.

Përmes një postimi ambasada uron kandidatët që ia dolën për në raundin e radhës. Në postim shënohet se jo të gjithë ia dolën ta kalonin fazën “pasi procesi është i vështirë, por i nevojshëm për të gjetur më të mirët e Shqipërisë.” Kandidatët e kualifikuar, më 26 tetor do t’i nënshtrohen Testit të Esesë me shkrim në në Pallatin e Kongreseve.

"Urime kandidatëve të cilët kaluan në raundin tjetër të procesit së përzgjedhjes për Byronë Kombëtare të Hetimit. Jo të gjithë ia dolën sepse procesi është i vështirë, por i domosdoshëm, për të gjetur më të mirët e Shqipërisë", shprehet Kim.