DURRËS- Anëtarësia e PD-së së Durrësit voton sot emrat e kandidatëve të propozuar për deputetë. Janë 3150 anëtarë të cilët do të votojnë listën me 28 emra. Votimi ka nisur në orën 10:00 dhe mbyllet në 18:00.
Ndryshe nga herë të tjera votohet kundra dhe jo pro, në mënyrë që të shmangen lobimi.
Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi teksa ndjek nga afër procesin shprehet se PD do të luftojë për lista 100 % të hapura. "PD deri tani e ka mbajtur fjalën dhënë, ka propozuar një projekt që hap 100% listat, pala tjetër ka dalë zbuluar që nuk kishte merakun e hapjes së listave, por kishte merakun e heqjes apo ndryshimit të formulës së koalicioneve dhe të ndarjes së mandatave", tha Bardhi.
Ndërsa ish-kreu demokrat në Durrës Igli Cara, i distancuar prej disa vitesh pasi etiketohej si njeri i Olldashit, shprehet se bashkimi i të gjithë demokratëve sjell fitoren më 25 prill 2021. "E rëndësishme që demokratët ky proces t'i nxjerrë më të bashkuar, më të unifikuar dhe të dashur me njëri- tjetrit, se demokratët nuk kanë garë me njëri- tjetrin në këtë datë, kanë një garë më të fortë me 25 prill, dhe do ishte e pafalshme nëse kjo garë nuk do bënte bashkimin", tha Cara.
Mes të rikthyerve në PD është dhe Armand Teliti, i cili kishte ftohur marrëdhenien me partinë pas humbjes së garës për kryebashkiak në 2007-ën. Më poshtë është lista me 28 emrat për të cilët po voton sot anëtarësia e PD në Durrës.
1. Ardian Muka
2. Arjan Dedej
3. Arlind Boshku
4. Armand Teliti
5. Artion Bajramaj
6. Blerina Reçi
7. Dejana Burgia
8. Edlira Devolli
9. Edmond Hoxha
10. Enri Ceno
11. Erald Dervishi
12. Erzen Laçi
13. Fatbardha Kadiu
14. Florid Shazivari
15. Gazmend Oketa
16. Igli Cara
17. Ivo Jorgoni
18. Manjola Luku
19. Merita Danovelli Çela
20. Mirela Shala
21. Nasild Alikaj
22. Neritan Golja
23. Oerd Bylykbashi
24. Pëllumb Berisha
25. Redi Myshketa
26. Riselda Kalia
27. Sokol Kapedani
28. Xhorxh Aleksi
I.K/E.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.7%
-
Pak
9.4%
-
Aspak
73.9%
Vota total: 180
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Berisha flet me nostalgji për Enver Hoxhën: Në regjimin e tij pasuritë ishin të shtetit, kurse sot të këtyre hajdutëve (vetë i pandehur për aferën 'Partizani')
24 Janar, 21:52
-
A do bashkohen partitë e reja? Kulluri: Jemi të hapur! 3 arsye pse jo me PD-në! Shabani për përplasjen Qori-Lapaj: Luftë egosh
24 Janar, 20:13
-
Pret vulën e PD në rekurs, Lulzim Basha ‘blen’ parti për 11 majin! E regjistruar që prej '95-ës, Konservatorët i ‘dorëzohen’ Koalicionit Euroatlantik (DOKUMENTI)
24 Janar, 20:03
-
Sherri në PD, Kara: Berisha po bën Primare me vulë të vjedhur, po kërkon alibi për humbjen e zgjedhjeve! Kuçana: Të gjithë drejtuesit e partisë t’i nënshtrohen garës
24 Janar, 19:05
-
Afera 'Partizani'/ SPAK i jep leje Berishës që të mos paraqitet të hënën e 3 shkurtit: Do udhëtojë në Gjermani, e ka ftuar CDU
24 Janar, 16:34
-
Primaret/ Dorëhiqet kryetarja e degës së Himarës: Sipas udhëzimit të partisë, mora vendimin të konkurroj! Kjo, e vetmja rrugë
24 Janar, 15:14
-
Lulzim Basha ‘huazon’ parti tjetër për zgjedhjet, Gjykata e Tiranës: S'ka kërkesë për regjistrimin e Endri Hasës si kryetar të ndonjë partie
24 Janar, 11:55
-
Ndryshime në Kod për votën e diasporës, Krashi kritika: Pas 4 muajsh, u kujtuam që e kemi bërë gabim! Shehi: S’e çan dot pushtetin, ‘tasin e supës’ e kanë PS e PD
23 Janar, 22:25
-
Spahiu: Berisha refuzoi votën elektronike, që komisionerët e PD-PS të vjedhin votat e partive të reja! Vota e Diasporës s'është e fshehtë, do kompromentojë zgjedhjet
23 Janar, 21:54
-
Berisha thërret të deleguarit e PD për Tiranën dhe u mban fjalim të gjatë për... 2 ditët e qeverisjes së Trump! Nuk harron edhe Sorosin
23 Janar, 20:06
-
Ylli Pata: Pse po i mënjanon Berisha krerët e degëve të PD?
23 Janar, 19:59
-
Basha: PL në negociata me PD për një listë, isha kundër mbylljes së tyre! Hasanaj: Berisha dhe Meta problemi kryesor! Islami: Votim si në diktaturë, s’do ketë zgjedhje
23 Janar, 18:24
Po me Pellumb Berishen do hyni ne zgjedhje , ka nderruar 3 parti. Kur ishte oficer ne Repartin e Rrushkullit nje ushtar me ka treguar se e dergonte te vidhte rrush komandant Pellumbi dhe ja dergoja ne shtepi me kaloshin rrushin e vjedhur te fermes Sukthit ne Perlat.
PërgjigjuPD nuk i do listat e hapura. Flet kot sa per te genjyer popullin. PD nuk ka dorezuar asnje propozim ne Keshillin Politik i cili me pas ta dergoje ne Parlament. Si qenka per listat e hapura kur nuk e ka dorezuar si propozim? Fjale boshe...
Përgjigju