Kur kanë mbetur vetëm pak orë nga afati i mbylljes së fazës së aplikimit për postin e drejtorit të Përgjithshmë të Policisë së Shtetit mësohet se deri tani zyrtarisht janë 8 emra që kanë dorëzuar kandidaturën e tyre.Gazetari i Report Tv dhe Shqiptarja.com mëson emrat e tyre.

Emrat më potencialë deri tani janë ata me karrierë më të gjatë nga kandidatët e zyrtarizuar; Rebani Jaupi, Pëllumb Seferi dhe Ardian Çipa.

Drejtori i ri duhet të jetë aktualisht funksionar i Policisë së Shtetit, në detyrë dhe me gradë, gjë që pritet që përjashtojë të parin nga gara ish-kryepolicin Shemsi Premçi.

Mëngjesin e ditës së nesërme pritet të ketë reagim zyrtar për emrat kandidatë dhe listën e plotë, teksa do nisë edhe faza e garës. Komision Ad-Hoc me 3 anëtarë; drejtori i AMP, Sekretarja e Ministrisë së Brendshme dhe një punonjës i ministrisë.

Kandidatet deri tani për postin e drejtorit të Policisë së Shtetit
1- Pëllumb Seferi
2- Rebani Jaupi,
3- Adriatik Tafçiu,
4- Ilir Proda,
5- Altin Mena,
6- Ardian Çipa,
7- Idajet Faskaj,
8- Shemsi Prençi

Një emër i nëntë që pritet të aplikojë si kandidat është edhe drejtori aktual i Policisë Durrës, Skënder Hitaj. Kandidatët janë oficerë të lartë me gradat Drejtues dhe Drejtues i Parë, pasi grada është një nga kriteret kryesore që përfshin automatikisht me pikë vlerësimi kandidatin.

Lista me renditjen e emrave të renditur nga i pari me më shumë pikë i dërgohet ministrit të Brendshëm dhe ky në fund ia dërgon Kryeministrit, ku ka të drejtë të vendosë emrin e parë të preferuar dhe në fund është kreu i qeverisë që vendos.

Kush janë kandidatët, postet që mbajnë dhe karriera e tyre

1- Rebani Jaupi, një nga emrat më potencialë, nëndrejtor i Policisë së Shtetit, ka qenë dy herë drejtor i Policisë së Tiranës, drejtor në Berat, Drejtor i Rendit dhe Sigurisë në Policinë e Shtetit, i Antiterrorit në Tiranë, si dhe i Krimit Ekonomik në Departamentin Kundër Krimit të Organizuar në Policinë e Shtetit. Aktualisht drejtor për Rendin dhe Sigurinë Publike, në Policinë e Shtetit. Një karrierë që përfshin nga vitet 2004 deri aktualisht.

2- Pëllumb Seferi, aktualisht drejtor i Departamentit të Marëdhënive Nderkombëtare

3- Idajet Faskaj, aktualisht shef i Interpol Tirana. Faskaj ka qenë drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes së Dëshmitarëve më parë dhe me detyra të tjera të larta, si kreu i Antidrogës në Policinë e Shtetit dhe drejtor i Drejtorisë Kundër Krimit të Organizuar në Policnë e Shtetit në dhjetë dekadat e fundit.

4- Adriatik Tafçiu, ish-shef i Kurikulave në Akademinë e Sigurisë, ka mbajtur edhe detyrën e ish-nëndrejtorit të Policisë Dibër më 2017, pas vitit 2018 nëndrejtor i Policisë së Lezhës.

5- Altin Mena, aktualisht nëndrejtor i Policisë së Lezhës, ish-nëndrejtor për Hetimin e Krimit Rendin dhe Sigurinë në Lezhë më 2023, ish-shef i Policisë Rrugore Lezhë më 2018, shef i Komisariatit Berat më 2022.

6- Ardian Çipa, aktualisht kryepolic i Gjirokastrës. Ish-shef i Komisariatit nr. 3 deri më 2005 dhe ish-shef i Krimeve, ish-drejtor i Policisë Elbasan, pas 2006, ish-drejtor i Policisë Tiranë 2013, ish-nëndrejtor i Policisë në Vlorë dhe Elbasan, në periudhën 2012-2013, ish-drejtor i Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit deri më 2017. Shihet si një nga kandidatët potencialë.

7- Ilir Proda, drejtori aktual i Policisë së Elbasanit. Momentalisht i është marrë telefoni për verifikim në lidhje me dosjen e “Çopjave”. Më herët ka qenë edhe shef i Komisariatit nr. 2 dhe me detyra në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, deri në emërimin e tij në Elbasan.

8- Shemsi Premçi,Prençi ka një karrierë të gjatë në radhët e uniformave blu. Ai ka përfunduar studimet master shkencor për menaxhimin strategjik të policisë ka dorëzuar edhe platformën se si duhet të reformohet organizata e uniformave blu. Në të kaluarën ai ka drejtuar policinë e Korçës për vitet 2005-2007, më pas policinë e Fierit për 8 muaj në vitin 2009. Nga viti 2009 deri në 2012 ka drejtuar Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe më pas ka drejtuar policinë Dibrës për 4 muaj po në vitin 2012. Prençi ka drejtuar për 5 vite nga viti 2013 deri në vitin 2018 Emergjencat Civile dhe më pas ka mbuluar detyrën e Këshilltarit të ish-Presidentit Ilir Meta për Mbrojtjen Civile, Rendin dhe Sigurinë. Prençi kandiduar në primaret e Sali Berishës për kryebashkiak në Kamëz, si dhe për deputet të LSI në Durrës.