Gara për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, skualifikohen 4 kandidatë! (EMRAT)! Ministri Hoxha: Po monitorohet nga SHBA e BE! Brenda javës emri në zyrën e Ramës

Tirane- Shqiptarja.com dhe Report Tv mëson emrat e 4 kandidatëve të skualifikuar nga gara për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë pasi nuk plotësuan kriteret për vijimin e garës. Të skualifikuar janë Sami Rasha, Shemsi Prençi, Ibrahim Disha e Hajrulla Xhivini, informon gazetari i Shqiptarja.com Sokol Dema.

Ndërkohë vijon verifikimi për kandidaturat e Adriatik Tafçiut, Altin Menës, Ardian Çipës, Lutfi Minxhozit, Gentjan Shehajt, Idajet Faskajt, Ilir Prodës, Skënder Hitës, Neritan Nallbatit, Pëllumb Seferit dhe Rebani Jaupit.

Gara për drejtorin e Përgjithshëm u bë objekt debati sot në komisionin e Sigurisë ku Ministri i Brendshëm ishte i ftuar për të raportuar për situatën e sigurisë në vend. Duke zbuluar skualifikimin e 4 kandidatëve nga 15 në total që kanë aplikuar, minsitri Hoxha shtoi se brenda kësaj jave pritet të mësohet dhe emri iri.   

 “Në dijeninë time janë skualifikuar 4 kandidatë nga 15. Procedura do të vazhdojë në ditët në vijim. I është dërguar agjencive të zbatimit të ligjit shkresë për konfirmimin e pastërtisë së figurës. Priten përgjigjet dhe në bazë të përgjigjeve komisioni do vlerësojë kandidatin dhe më vonë do vijojë intervistimin. Brenda kësaj javë ministri i Brendshëm do ti propozojë Këshillit të Ministrave kandidatin i cili do të jetë i aftë për ta fituar këtë garë”, tha ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha

Gara po asistohet nga ndërkombëtarët. 

Kryetari i Komisionit, Nasip Naço: A do ju asistojnë partnerët ndërkombëtarë.

Ervin Hoxha: “Mund të them se ne jemi në marrëdhënie besimi reciproke dhe bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë. Në këtë proces, jo do të asistojnë, por partnerët ndërkombëtarë po asistojnë qoftë misioni europian qoftë ICITAP janë në proces të plotë të monitorimit të përzgjedhjes së drejtorit të policisë"  

Para deputetëve të komisionit të sigurisë Ministri tha se 200 drejtues të parë u ka lindur e drejta për të konkuruar

147 drejtues kishin të drejtë për të konkuruar për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të shtoj dhe 54 drejtues, pra mbi 200 drejtues të parë me eksperiencë që përmbushin kriteret u lindi e drejta për të konkuruar’  tha ministri Hoxha.

Gara për drejtorin e Përgjithshëm të policisë u hap pasi më 6 shtator 2024 drejtori i përgjithshëm i policisë Muhamet Rrumbullaku dha dorëheqjen së bashku me 12 drejtuesit e policisë në qarqet e vendit.

Lista e kandidateve sipas rendit alfabetik
1 - Adriatik Tafçiu - Shef sektori Policia e Shtetit 
2- Altin Mena – Zv/drejtor policie në Lezhë
3- Ardian Çipa – Drejtor policie në Gjirokastër
4- Gentjan Shehaj – Drejtor i kurrikulave në Akademi
5- Hajrulla Xhivini – Ish/drejtues policie   - I skualifikuar
6- Ibrahim Disha - Ish/drejtues policie ish/drejtues policie ish/drejtues policie - I skualifikuar
7- Idajet Faskaj – Drejtor i Interpol
8- Ilir Proda – Drejtor policie në Elbasan
9- Lutfi Minxhozi – Drejtor i Europol
10- Neritan Nallbati – Drejtor i policisë kriminale 
11- Pëllumb Seferi – Drejtor i marrëdhënieve ndërkombëtare 
12- Rebani Jaupi – Drejtor për rendin dhe sigurinë 
13- Sami Rasha – Pedagog në Akademinë e Sigurisë -I skualifikuar
14- Shemsi Prençi – Ish/drejtues policie - I skualifikuar
15- Skënder Hitaj – Drejtor i policie në Durrës

 

S.G/G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Joti: 24/09/2024 08:26

    Per mendimin tim kandidati me i mire eshte Skender Hita. Eshte i ri dhe me vizion . Uroj vertet te jet ai Drejtor i pergjithshem

    Përgjigju
  • Genti: 23/09/2024 17:54

    Fiton Ilir Proda

    Përgjigju
    • o gento: 24/09/2024 09:05

      pse ca eshte kjo llotari kush fiton telebingon

  • 313: 23/09/2024 11:39

    rebani jaupaj eshte njeri me integritet profesionist me eksperience dhe i ndershem

    Përgjigju
    • Andi: 23/09/2024 18:15

      Tani foli juristi kadastres tamam, po ik ore flisni si pordha pas bregut, beni llogari ju si ata shiksat qe skane ca shtyne diten e thone burrat me barre

    • Andi b: 23/09/2024 17:10

      Ska nevoje me punu te kadastra andi dashur Shko rri nja 2 dite fundjave pogradec dhe e shikon ca vile fute me BMW te fundit bisha zotri rebani jaupi Kokra fshatarit qe sdin me fshi hundet.. Por pushteti qenka i keq dhe i pa drejte, Asnje qytetar su be i pasur se skane manine me vjedh Dhe me zaptu se i kane ca i nevojitet Kurse kto fahataret skane te ngopur Nga qe skane mbush barkun me buke Jo me tjera..

    • 302: 23/09/2024 17:05

      Po vilat ne tirane permet e Pogradec tushemisht si beri Apo nga qe ka shume integritet! Ai ishte ushtari i sokol olldashit, dhe pasi iku ai rebaniu vashdoi lepirjet me te gjithe duke ka lyer mire rroten e qerres qe te qendronte ne detyre. Po ku merrni vesh ju, Pyesni ato qe i njohin...

    • jo re jo: 23/09/2024 16:39

      po pse permend burgun 313 ti a qerrata

    • Andi: 23/09/2024 15:44

      Ina 245-6 faske filluar tek Kadastra dhe paske informacion qe ngaterrove emer, personi ne fjale eshte nje nga njerzit pozitiv qe ka Policia dhe karizmatik per ta permbushur ate detyre.. po inati cfare nuk shkruan smirra dhe ordinerlleku

    • Ina245: 23/09/2024 14:58

      hahaha, jeni bere me keq se patronazhitet.Rebani Jaupi 5 mln euro prona e ti thua i ndershem. Me 70,000 lek qe ka qene rroga e policeve nder vite ma shpjegon dot si i beri??? Pa perfshire pjesen qe eshte permendur disa here nga banfat neper skky encochat.

    • jupe: 23/09/2024 14:31

      ehe ok ashtu ishte

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë