Gara për FRESSH, Rama: Forumi
 nevojë për ripërtëritje, mishërim 

Gara për FRESSH, Rama: Forumi<br /> nevojë për ripërtëritje, mishërim 
Me debatin e fundit në Tiranë është mbyllur fushata për kryetarin e ri të 'FRESH VOICE'.
 
Tashmë 8 kandidatët Ana Abdi, Eljo Hysko, Elsamed Mukaj, Erjo Mile, Ermal Petushi, Jonida Spaho, Marinela Rukia dhe Shpati Kolgega do të jenë në heshtje deri në datë 22 kur do të votohet në të gjitha degët e Partisë Socialiste për të zgjedhur kryetarin e ri.
 
8 finalistët janë përballur me njëri tjetrin në një fushatë në 12 qarqet e vendit, në një format debati live me pyetje midis njeri tjetrit dhe anëtarëve të FRESSH.
 
Në datën 22 tetor drejtuesi i ri i Forumit Rinor Eurosocialist të Shqipërisë do të zgjidhet sipas parimit një anëtar një votë.
 
Në debatin e fundit të zhvilluar në kryeqytet ka qenë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.
 
Në fjalën e tij Rama e vendosi theksin te ripërtëritja dhe organizimi i Forumit, ndërsa kërkoi nga kandidatët ndërveprim dhe komunikim.
 
"Dua të falenderoj moderatorët për organizimin dhe për pyetjet jo të lehtë që bëtë për të ndihmuar të dalin në pah aftësitë e kandidatëve.
 
Procesi nisi si një ide inovative dhe është aftësia për t'u organizuar, i komplimentoj për gjithcka kanë bërë për të ardhur deri këtu duke ndikuar drejtpërdrejt në një ripërtëritje organike të FRESSH.
 
Puna që mbetet për t'u bërë është një punë e mirfilltë organizative, komunikimi, ndërveprimi dhe tërheqje e të gjithë anëtarëve të FRESSH në zgjedhje.
 
Kushdo që do të zgjidhet të jetë shprehje e një pjesëmarrje sa më të madhe në zgjedhje.
 
Ajo që ka vlerë të madhe pavarësisht se kush do të jetë fituesi, ky është një ekip karakteresh të ndryshme, por komplimentare, pasi kanë ardhur të gjithë për të kandiduar dhe janë brenda një mënyrë të caktuar të parit të botës.
 
Së shpejti do të kemi një ekip drejtues, kjo është një vlerë e shtuar e procesit, që nisi si një ide inovative që po shndërrohet në një organizatë në të gjithë territorin.
 
Ju duhet të vazhdoni të mbështesni miqtë tuaj në këtë proces dhe të dërgoni këtë frymë te të gjithë.
 
Forumi ka nevojë të madhe për t'u ripërtërirë, jo për të zgjedhur disa drejtues, por për t'u mëshiruar në një formë të re.
 
Organizimi është gjithë forca që ky forum duhet të ketë. Nuk buron thjeshtë nga dëshira për të bërë më të mirën, por nga kapaciteti, por idetë dhe projektet t'i kthejë në realitet
" tha Rama.
 
Në fjalën e Ramës nuk munguan as batutat për të pranishmit në sallë dhe kandidatët.
 
"Në fund një falenderim për të gjithë ju në sallë, se pa ju nuk do të kishte as Elio, as Shpat, as Tomorr dhe as Korab.
 
Është njëra atje Shpat (referuar kandidatit për kryetar) që po ngjiret për ty, bëj derman se i duket sikur po bie borë.
 
Rrugë të mbarë për në shtëpi dhe nesër vazhdoni për të bërë zgjedhje të shkëlqyera në FRESSH
" tha Rama.


 dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Kumbullat e thata, vetitë e forta për rigjenerimin e kockave

Kumbullat e thata, vetitë e forta për rigjenerimin e kockave