Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka skualifikuar nga gara për Gjykatën Kushtetuese, gjyqtarët Eugen Papandile, Zhaklina Peton dhe Ilir Haznedarin.

Kjo është hera e dytë që ata skualifikohen ku Gjykata Administrative e Apelit i riktheu sërish.

Gara për Gjykatën Kushtetuese vijon për Altin Binajn dhe Aleksandër Tomën.

KED ka përfunduar mbledhjen e cila ka filluar që prej orës 11:00 për zgjedhjen e emrave të gjyqtarëve ë rinj në Kushtetuese që do të plotësojnë dy vakancat e krijuara prej vitit 2018.

Me përzgjedhjen e dy gjyqtarëve të rinj pritet që KED të kompletojë me kuorum për seancë gjyqësore e vendimmarrëse Kushtetuesen, të cilës i duhen minimumi 6 anëtarë.

Aktualisht ajo ka katër, do të zgjidhen dy dhe më pas tre të tjerë që pritet të vijnë nga Gjykata e Lartë për të plotësuar numrin total me 9 anëtarë.