Pas disa muajsh ngërç dhe bllokim për ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë, hapet rruga për funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Ngritja dhe funksionimi i këtyre dy institucioneve është kusht edhe për ngritjen e organeve të reja anti-korrupsion, Byronë Kombëtare të Hetimit, Prokurorinë e Posaçme dhe Gjykatat Speciale.
Prej 6 muajsh ngritja e KLP dhe KLGJ ishte pezulluar dhe ishte peng e një mos interesimi nga Shkolla e Magjistraturës dhe pedagogët. Kuvendi hapi tre herë garën për aplikantë, por nga dy thirrjet e para ishin vetëm 3 kandidatë, ndërsa pas të tretës dhe angazhimit të ambasadës së SHBA, tashmë ky ngërç është tejkaluar dhe për të dy organet kemi nga 7 kandidatë, që do të thotë nga një më shumë sesa kërkonte ligji. Dokumenti është firmosur nga sekretari i Kuvendit, ndërsa në datë 20 shtator do të zhvillohet seanca për verifikimin e kandidaturave.
“Në mbështetje të neneve 48 dhe 146 të ligjit nr. 115/2016 për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, si dhe të neneve 11, 16 dhe 53 pika 2 e ligjit nr. 44/2015 Kodi i Procedurave Administrative, vendosa: Thirrjen e mbledhjes së posaçme të drejtuesve të institucioneve të arsimit të lartë për përzgjedhjen e kandidatëve të Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë, nga trupa e pedagogëve, në datën 20.09.2017, ora 12:00 në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Zgjedhja e kandidatëve për KLGJ dhe KLP është pika e vetme e rendit të ditës”, thuhet në vendimin që mban firmën e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, Alban Brati.
Sqarimi i Vasilika Hysit
Deputetja socialiste Vasilika Hysi, e cila ka relatuar disa ligje të rëndësishme të Reformës në Drejtësi, tha disa ditë më parë për Shqiptarja.com se, ngritja e organeve të reja që do luftojnë korrupsionin në nivele të larta kushtëzohet me zgjedhjen e anëtarëve të fundit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
“Ngritja e organeve të reja lidhet me afatin e ngritjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Dy muaj nga momenti që zgjidhjet anëtari i fundit i i këtyre dy institucioneve ngrihet SPAK-u. Ndërkohë që, për KLGJ dhe KLP, një pjesë e kandidaturave kanë ardhur në Kuvend, janë vlerësuar edhe nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit dhe pritet të vijnë kandidatura nga radhët e profesorëve të fakultete jopublike.
Ky i fundit nuk është një proces i Parlamentit, por i dekanëve dhe i pedagogëve”, tha Hysi. Sipas ligjit secili prej institucioneve të arsimit të lartë që kanë në përbërje të tyre si njësi kryesore fakultete të drejtësisë, të akredituar sipas rregullave të legjislacionit në fuqi, përzgjedh jo më shumë se 3 kandidatë nga radhët e personelit akademik me kohë të plotë, me kushtin që të mos jenë propozuar nga radhët e avokatëve ose nga radhët e organizatave të shoqërisë civile.
Afatet për KLGJ dhe KLP
Ligji për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë parashikon afate dhe procedura të qarta për zgjedhjen e dy anëtarëve të KLGJ nga trupa e pedagogëve të fakulteteve të drejtësisë dhe të Shkollës së Magjistraturës. Pika 1 e nenit 37 të ligjit parashikon që jo më vonë se 7 ditë nga shpallja e vendeve vakante nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, rektori i institucionit të arsimit të lartë që ka fakultet drejtësie dhe Drejtori i Shkollës së Magjistraturës shpallin thirrjet për paraqitjen e shprehjeve të interesit nga anëtarët e personelit akademik dhe nga pedagogët e Shkollës së Magjistraturës që plotësojnë kriteret.
Sipas ligjit, në qoftë se, në përfundim të afatit rektori ose Drejtori i Shkollës së Magjistraturës nuk kanë shpallur thirrjen për paraqitjen e shprehjes të interesit, shpallja bëhet menjëherë nga Ministri i Drejtësisë. Ndërkaq, brenda 15 ditëve nga shpallja e thirrjes për pranimin e shprehjeve të interesit, pedagogët e interesuar duhet të shprehin interesin e tyre përmes një kërkese me shkrim drejtuar, sipas rastit, dekanit të fakultetit ose Drejtorit të Shkollës së Magjistraturës.
Brenda 7 ditëve nga dita kur mbyllet afati për dorëzimin e shprehjeve të interesit, dekanati i fakultetit të drejtësisë mblidhet në një mbledhje të posaçme për të verifikuar plotësimin e kushteve ligjore nga kandidatët.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com