Gara për kreun e BKH, SPAK publikon datat e intervistimit të kandidatëve

Gara për kreun e BKH, SPAK publikon datat e intervistimit të kandidatëve

8 kandidatët për kreun e BKH

TIRANË-  Në rend afalbetik, një e nga një 8 kandidatët për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit do t'i nënshtrohen intervistimit pranë ambienteve të SPAK në datat 26-27 shkurt.

Të ndarë në dy grupe me nga 4 persona, kandidatët përgjatë një ore do t'u përgjigjen pyetjeve të anëtarëve të Komisionit të Përzgjedhjes dhe i gjithë ky proces do të vëzhgohet nga ndërkombëtarët. E para që do të intervistohet do të jetë Aida Veizaj mëngjesin e 26 shkurtit, për t'u ndjekur nga Ardian Çipa, Artur Beu dhe Ervin Hodaj. Më 27 shkurt, e nis Gentjan Shehaj në orën 10:00 dhe intervistimi më pas vijon me Lindita Nushin, Idajet Faskajn dhe përfundon me Ylli Pjetërnikajn.

8 kandidatët iu nënshtruan më herët testit fizik dhe atij me shkrim si dhe "makinës së vërtetës". Lidhur me rezultatet, specifikisht në testin e poligrafit, Komisioni i Përzgjedhjes shprehet se janë konfidenciale dhe rregullat për aksesimin e një informacioni të tillë janë shumë të rrepta.

"Komisioni i Përzgjedhjes gjithashtu sqaron se spekulimet në media në lidhje me numrin e kandidatëve që mund të kenë ngelur në testin e poligrafit nuk janë të vërteta. Rezultatet e testeve të poligrafit janë konfidenciale dhe rregullat për aksesimin e një informacioni të tillë janë shumë të rrepta", thuhet në njoftim.

Pas intervistimit pritet që komisioni të përzgjedh një emër fitues dhe më pas t'ia propozoj atë Këshillit të Lartë të Prokurorisë i cili përzgjedh drejtuesin e Byrosë Kombëtare të Hetimit me votim. Në këtë garë fillimisht morën pjesë 40 kandidatë dhe në dy fazat testuese arritën që të kualifikohen vetëm 8 aplikantë. Kreu i Byrosë Kombëtare të Hetimit do të përzgjidhet nga një komision i SPAK, në të cilin bëjnë pjesë kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Arben Kraja dhe dy prokurorët Behar Dibra si dhe Eneid Nakuçi.

BKH do të jetë struktura mbështetëse hetimore për SPAK. Në përbërje të saj do të jenë edhe 60 hetues të cilët pas përzgjedhjes do të trajnohen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja