Gati ekspertët për makinën e së vërtetës për BKH-në, Lleshaj: Poligrafin do e kalojnë edhe policët, do doja ta nisja nga vetja (VIDEO)

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj deklaroi sot se testi i poligrafit nuk do të përdoret vetëm nga SPAK-u dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, por edhe në rekrutimin e punonjësve të Policisë së Shtetit. Madje, ministri shkoi më tej duke u shprehur se do të donte ta niste nga vetja testin e poligrafit.

"Poligrafi i njohur në botë, por jo në Shqipëri. Kjo është një ditë historike, është një instrument i ri objektiv që ndihmon jo vetëm në finalizimin e hapave të reformës në drejtësi, por nuk do të përdoret vetëm për SPAK-un, por për të gjitha rekrutimet e reja në polici, SHÇBA-së dhe institucionet e sigurisë publike, do të doja ta nisja nga vetja ime.

SHÇBA-ja do të bëjë testimet, do të jetë në lartësinë e detyrës me profesionalizëm dhe paanshmëri" deklaroi. Paraditen e sotme u certifikuan pesë ekspertët e poligrafit të SHÇBA-së. 18 kandidatët e BKH-së do të kalojnë pikërisht nga ky testim që do të bëhet nga ekspertët në varësi të SHÇBA-së.

Por çfarë është makina e së vërtetës (Poligrafi) dhe si funksionon ajo? Poligrafi bazohet mbi faktin se gënjeshtra provokon përgjithësisht ankth, që nga ana e tij modifikon parametrat fiziologjike, si presioni i gjakut, frekuenca kardiake, ritmi i frymëmarrjes e deri tek rezistenca e ndryshuar e lëkurës ndaj përcjelljes se rrymës elektrike.

Që në vitin 1913 është ndërtuar një makine e tillë, e cila ishte në gjendje që të gjitha këto parametra t’i përmblidhte në një raport grafik. Makina e të vërtetës, përdoret nga FBI-ja gjatë marrjes në staf të punonjësve të rinj, por edhe gjatë pyetjes së dëshmitarëve, për çështje tepër delikate. 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:17
Ekspertja amerikane shpjegon për Report Tv funksionimin e poligrafisë, ja sa përqind saktësi ka testi (VIDEO)

Ekspertja amerikane që ka trajnuar 5 shqiptarët që do të përdorin makinën e të vërtetës në Shqipëri, ka dhënë një intervistë për Report Tv  duke shpjeguar detaje të reja rreth poligrafisë.

E pyetur nga gazetari i Report Tv, Arsen Rusta rreth poligrafit, ekspertja amerikane Lori Kosorak është shprehur se shumë persona kur të vendosen në këtë makineri përpiqen të thonë të vërtetën por makineria kap çdo gënjeshtër për shkak të ndryshimeve të tyre emocionale kur thonë diçka të pavërtetë.

 "Shumë prej personave duan të thonë të vërtetën por kjo makineri kap edhe gënjeshtrën. Pasi mat rrahjet e zemrës, kemi lëvizje sensorësh që të mat gjendjet e trupi është e rëndësishme. Merret me pjesën biologjike dhe pjesën e të vërtetës." ka thënë zonja Kosorak.

Ndërkohë e pyetur rreth përqindjes së saktësisë së kësaj makinerie, ekspertja amerikane është shprehur se shkon deri në 95%.

"Varet nga teknika e përdorur, Është rreth 95 % varet gjithmonë nga tekniku që e përdor këtë makineri." tha ajo.

 " Ne e përdorim shpesh herë këtë. Ka zbardhur shumë ngjarje.  Një pjesë është për gjoksin. Më pas është pjesa e tensioni të gjakut që vendoset ne krahë. Është pjesa tjetër që vendoset në kokë. Kemi sensorët elektronik që vendoset në gishta ose pullat që mund të jenë në të gjithë dorën. Kemi sizmografin që vendoset në njërin nga gishtat." shtoi ekspertja amerikane më pas.

Ndërsa kur u pyet rreth kohës që makineria të merr për të parë nëse një person tregohet i vërtetë apo jo, ekspertja amerikane është shprehur se testi zgjat 2-3 orë, por janë analizat e të dhënave që vonojnë edhe më shumë.

"Kjo makinë zakonisht përdoret për rreth 2-3 orë por zgjat përgjigja finale. Kjo është një makinë që bën teste ekzakte" .

Aparati i Poligrafit

 

Testi Poligrafik i FBI
Ora 12:02
'Testi i poligrafit është një armë kundër korrupsionit', Yuri Kim merr sërish shembull Skënderbeun


Një armë të fortë kundër gënjeshtrave dhe korrupsionit e ka quajtur ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, certifikimin e 5 ekspertëve shqiptarë që do të përdorin testin e poligrafisë për personat që do të futen si fillim në radhët e institucioneve të reja të Drejtësisë dhe në polici.

Ndër të tjera Yuri Kim ëhstë ndalur edhe tek Skënderbeu duke thënë se pavarësisht se ishin pak ushtarë në kohën e tij arritën të bënin ballë armiqve.

"Ky është një moment shumë i rëndësishëm. Drejtor Rrumbullak me mbështetjen e Lleshjat jam besim plotë se ju do t'ja dilni mbanë. SHBA do t'ju ndihmojë me këto detyra edhe në vitet e ardhshme. Sikurse me përparimin në Reformën në Drejtësi SHBA qëndron me qeverinë e Shqipërinë nëse largoni korrupsionin. Jemi këtu dhe 5 persona nuk janë numra të mëdha është një pikë ujë. Por i hedh sytë tek busti i Skënderbeut. E tregon legjenda. Pak mijëra veta kundër një bote të tërë. Dua tju them të diplomuarëve sot se unë besoj dhe dua tu them popullit shqiptar se unë besoj në ju. Sikurse shumë prej jush më uruan suksese edhe unë dua t'ju uroj suksese." tha ajo. 

Ora 11:41
Certifikimi i 5 ekspertëve të poligrafisë, ambasadorja Kim: Gurë i rëndësishëm për Shqipërinë, SHBA ju mbështet (VIDEO)

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ishte ditën e sotme në ceremoninë e certifikimit të 5 ekspertëve që u trajnuar në SHBA për testin e makinerisë së të vërtetës.

Yuri Kim është shprehur se këto 5 persona janë pak po është një nismë e madhe dhe shumë e rëndësishme për Shqipërinë.

"Është një gurë shumë i rëndësishëm. Përparimi i Reformës  në Drejtësi është element i rëndësishëm i të ardhmes tuaj. Jam e kënaqur që të shohë suksesin e 5 këtyre studetëve që bënë 400 orë në shkencat e poligarfisë. Kanë studiuar psikologjinë teknikat e intervistimit dhe teknikat  e testit. Instruktorja e ka vlerësuar përkushtimin e tyre dhe disiplinën e tyre në kurs. Dua të shpreh falenderimin tim për eksperten Lori Kosiarek. Për punën që ka bërë. Zonja Kosiarek i ka bërë këto studente pjesë e jetës së saj dhe do të punoj në praktikë për ta. më leni ta përsëri prapë është një moment shumë i rëndësishëm i Shqipërisë, por edhe të diplomuarëve. Shqipëria ka ligjin e ri për Spakun që kërkon që anëtarët e BKH ti nënshtrohen testit të poligrafit. Këto ekzaminues do të sigurojë aftësi për të zbatuar në bazë të ligjit të ri të SPAK.  Ata janë një tjetër armë në arsenalin e Shqipërisë për të luftuar korrupsionin dhe për të zbatuar shtetin ligjor.
Përveç të testuarve jemi këtu për testin e poligrafit. Kjo ministri do të bëjë kontrollin e BKH që ta vendosë në zbatim BKH.
" tha Yuri Kim.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Aliu: 04/02/2020 13:43

    Pushtetarer ne fillim po kane bythe pastaj me radhe

    Përgjigju
  • Parrucjani: 04/02/2020 13:27

    Poligrafi eshte kunder te drejtave te njeriut.prandaj shtetet qe e marrin rezultatin e poligrafit si prove,numerohen me gishtat e njeres dore.Dhe tjetra,qe thot kjo,testi zgjat 2-3 ore,eshte jasht cdo stardarti njerezor.pyetni nje psikolog,ça do te thot te rrish 3 ore nen presionin e pyetjeve.

    Përgjigju
  • Turi: 04/02/2020 12:47

    Filloni me parlamentaret po keni b... e pastaj vazhdoni me te tjeret me poshte, nese beni kete gje ateher do te thote qe po behet shtet i drejte por as qe shkohet ndermend ta bejne testin keta plerat qe kemi

    Përgjigju
  • Vlonjati: 04/02/2020 12:00

    Po ta bëjnë këtë test policat e Vlorës 99% ngelin sepse janë HAJDUTËR dhe të lidhur me Bandat e hashashit. Provojeni dhe keni për tu bindur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë