Gara për kreun e KLSH, Balla: Vitore Tusha figurë e nderuar, por procedura do ndiqet sipas Kushtetutës

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar këtë të martë përkundrejt kandidaturës së Vitore Tusha për pozicionin e Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Balla ka deklaruar për një konferencë për mediat se heziton të bëjë komente, pasi është në pritje të dekretit që do të paraqitet në seancën plenare të së enjtjes. “Deri në shqyrtimin nga komisioni përkatës, do hezitoja të bëja cdo koment”, ka thënë kreu i grupit parlamentar të PS-së.

Balla e ka vlerësuar figurën profesionale të Vitore Tusha, megjithatë ka theksuar se në kuadër të funksionimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit do ndiqet procedura sipas Kushtetutës.

Vlersojmë personalitetin e zonjës në funksionet që ka mbajtur. Është sukses në kalimin e Vettingut, meriton gjithë respektin, po kini parasysh që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi merr jetë për shkak të prezencës së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Do ndjekim procedurën sipas Kushtetutës për funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit. S' do ketë as vonesa, as nxitim.

Taulant Balla, Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së

Gjyqtarja Vitore Tusha u propozua pak ditë më parë nga presidenti Ilir Meta dhe kryeparlamentari Gramoz Ruci për të marrë drejtimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, si një personalitet me integritet të lartë moral dhe shoqëror. Tusha ishte gjyqtarja e parë shqiptare që kaloi me sukses procesin e Vettingut. Lindur më 26 nëntor 1960 në Tiranë, gjyqtarja e Kushtetueses njihet edhe si gjyqtarja që la në burg ish-kryetarin dhe ish-kryeministrin socialist, Fatos Nano.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni