Vitore Tusha 'e pastër', kalon me sukses Vettingun, vijon detyrën në Kushtetuese

Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, ka kaluar me sukses procesin e Vettingut, pasi ka rezultuar e pastër sa i përket pasurisë dhe pastërtisë së figurës. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë sot vendimin final për gjyqtaren Tusha, duke e cilësuar atë të 'pastër' dhe duke e lejuar të vijojë detyrën në Kushtetuese. 

Vitore Tusha është gjyqtarja e parë që kalon procesin e Vettingut. Pak javë më parë, në 'rrjetën' e Vettingut kaloi gjyqtari i Kushtetuese, Fatos Lulo, i cili u shkarkua nga KPK. Një ditë më parë, KPK zhvilloi seancën për Tushën, ku e pranishme ishte dhe vetë gjyqtarja, e cila iu nënshtrua një 'provimi juridik'. Ajo u pyet nga anëtarët e KPK dhe përfaqësuesit e ONM mbi aftësitë e saj profesionale, pasi rezultoi e pastër nga pasuria e saj. 

Vitore Tushës i ka mbaruar mandati dhe do të qëndrojë në detyrë deri në zëvendësimin e saj, por kalimi me sukses i Vettingut nuk e njollos atë, duke i lënë rrugën të lirë për të vijuar karrierën e saj në sistemin e drejtësisë.


Gjyqtarja Vitore Tusha sot gjatë seancës në KPK

Vetingu "dogji" gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese Fatos Lulo, i cili nuk justifikonte pasurinë prej rreth 500 mijë dollarë, ndërsa argumenti i tij se ia kishte dhuruar motra nuk u mor në konsideratë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Pritet që gjyqtari i radhës, i cili të kalojë përpara KPK-së të jetë kreu i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.

Ndërkohë, prej disa javësh Gjykata Kushtetuese nuk merr dot vendime, pasi nuk plotëson numrin minimal të gjyqtarëve për të marrë vendime. Gjykata Kushtetuese ka vetëm 5 anëtarë, ndërsa vendimet mund të merren vetëm në rast se ekziston kuorumi minimal prej tre të pestave, ose prej gjashtë gjyqtarësh. Njëri prej anëtarëve të Kushtetueses, gjyqtari Besnik Imeraj, dha dorëheqjen dhe KPK ndërpreu procesin e Vettingut për Imerajn. Megjithatë, Prokuroria ka nisur hetim ndaj gjyqtarit Imeraj për punën e tij gjatë kohës kur ushtronte funksionin e gjyqtarit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb