Zana Çela dhe Josif Gjipali janë dy emrat e propozuar nga Ministria e Kulturës për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor. Përzgjedhja e dy kandidaturave u bë nga shqyrtimi i gjashtë emrave nga komisioni i ngritur në Ministrinë e Kulturës që nga pasditja e të hënës.
Sipas njoftimit të ministrisë së Kulturës: “Komisioni i ngritur me urdhër të Ministres së Kulturës, zhvilloi procedurat e vlerësimit të aplikimeve të paraqitura në Ministrinë e Kulturës dhe përzgjedhjes së kandidaturës për kete post.
Pas studimit te dosjeve te aplikimeve dhe intervistave të kryera me kandidatët në datën 24.08.2016, Komisioni i propozon Ministrit dy kandidatë për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor : Kandidaturë e parë znj. Zana Çela dhe kandidaturë e dytë z. Josif Gjipali”.
Pas përzgjedhjes së dy kandidaturave nga ana e ministrisë tashmë fjalën e fundit e ka kryeministri Edi Rama. Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro I ka dorëzuar emrat e dy kandidatëve kryeministrit, I cili do të bëjë edhe përzgjedhjen finale. Pritet që së shpejti në një nga mbledhjet e radhës së Qeverisë të merret edhe vendimi I emërimit të kreut të ri të Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor.
Kujtojmë se pas dorëheqjes të Ilir Kernit nga posti I drejtorit të TKOBAP ministria e Kulturës hapi një konkurs për vendin vakant. U paraqitën 6 kandidatura: Zana Çela, Agim Hushi, Josif Gjipali, Kleanthi Gjika, Ylber Gjini dhe Gëzim Xhaxhaj.
Redaksia Online
Al.N/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com