Gara për licensën e lotarisë
kombëtare, 3 mln euro garanci

Gara për licensën e lotarisë<br />kombëtare, 3 mln euro garanci
TIRANE- Çdo subjekti, që synon të aplikojë për të fituar licensën e vetme të lotarisë kombëtare në Republikën e Shqipërisë, qeveria i kërkon të derdhë, vetëm për të patur të drejtën e pjesëmarrjes në garë, një shumë kolosale prej 3 milionë eurosh. Ky kusht përmbahet në shpalljen, e bërë nga ministria e Financave së fundi, ku specifikon rregullat e “lojës” për tenderin ndërkombëtar për këtë lotari. Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është data 20 qershor 2012, ora 11.00. Aplikimet e dorëzuara pas këtij afati do të refuzohen dhe do t’u kthehen të pahapura aplikuesve. Aplikanti duhet të jetë i organizuar në formë shoqërie aksionare apo bashkim shoqërish, me kapital jo më të vogël se 1.2 miliardë lekë, nuk duhet të jetë në falimentim, të ketë përvojë jo me pak se tre vjet në këtë fushë

Një kosto të kripur do të ketë edhe vetë dokumentacioni “Kërkesë për aplikim”, për të cilin duhet të paguhen 10 milionë lekë të vjetra, të pakthyeshme.

KERKESAT
Kërkesat e shpallura me Vendim të Këshillit të Ministrave për operatorët që do të marrin pjesë në garë, përfshijnë kriterin KK5 (Net Asset Value), me shifrën 50 milionë euro asete, që, sipas specialistëve të Financave publike, është qesharak për kompani që operojnë në fushën e lotarive kombëtare, asetet e të cilave llogariten në disa miliarda euro.
Po kështu, pagesa e licensës vetëm me 500 milionë lekë është shumë e vogël, duke qenë se fjala është këtu për një lotari kombëtare në regjim monopoli. Me një kalkulim të shpejtë, duke pasur parasysh sa janë rritur këto lojëra si xhiro vitet e fundit nëpër botë, 5 milionë dollarë janë fare pak. Kompania fituese mund t’i shlyente brenda një viti të vetëm këto që i kërkon shteti shqiptar. Kompania italiana Lottomatica, psh e cila operon në fushën e lotarive kombëtare në vendin fqinjë, ka asete me vlerë totale prej afro 8 miliardë eurosh dhe të ardhura të deklaruara në vlerën 2.3 miliardë euro gjatë vitit 2010. Mund të mendohet se në botë ka edhe kompani të tjera edhe më të fuqishme financiarisht, si në SHBA apo gjetkë, kështu që, në rast se qeveria do të dëshironte të ftonte në garë firma tepër serioze, ajo duhej të kishte vendosur kritere shumë më të larta se këto, që ka vendosur për pjesëmarrësit në tenderin e garës për licensën e lotarisë.

(Shkrimi u botua sot ne gazetën Shqiptarja.com)

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës