Gara për Prokurorin e Përgjithshëm/ KLP ‘harron’ Kodin Civil, Komisioneri Publik: Po punojmë me kapacitet të plotë

Gara për Prokurorin e Përgjithshëm/ KLP ‘harron’ Kodin Civil, Komisioneri Publik: Po punojmë me kapacitet të plotë

Është shtyrë për ditën e mërkurë mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, e cila ishte parashikuar për t’u zhvilluar ditën e sotme.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë pritej që sot të miratonte listën e kandidatëve që kanë shprehur interes për pozicionin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Shkak i shtyrjes së mbledhjes së Këshillit të Lartë të Prokurorisë është bërë mosmbërritja zyrtarisht e letrës së Komisionerit Publik për ankimimin ose mosankimimin  e vendimit të KPK-së së datës 4 Shtator 2019, për kandidatin Olsian Çela.

Për shtyrjen e mbledhjes së KLP-së, përmes një njoftim për mediat Institucioni i Komisionerëve Publikë, ka sqaruar arsyen pse nuk ka pasur një njoftim për KLP lidhur me Olsian Çelën.

Institucioni i Komisionerëve Publikë, thotë se afati i fundit për të ankimuar vendimin ose jo, ishte data 21.9.2019, që i binte e shtunë, ndërsa mbështetur në ligj, afati për paraqitjen e ankimit mbaron ditën e punës që vjen pas asaj të pushimit. (Sot)

“Komisionerët Publikë kanë afat 15 ditë, nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për ta ankimuar pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Nisur nga fakti që afati 15-ditor, në rastin konkret, mbaronte më datë 21.9.2019, ditë e shtunë,  bazuar në nenin 148 të Kodit të Procedurës Civile dhe nenit 56 të Kodit të Procedurave Administrative, afati për paraqitjen e ankimit mbaron ditën e punës që vjen pas asaj të pushimit, pra sot, e hënë, datë 23.9.2019.

Komisionerët Publikë, duke qenë institucioni i vetëm, ndër tri institucionet e rivlerësimit, që në bazë të ligjit, kompetencën e tij kushtetuese për të ankimuar ose jo vendimet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, e ushtron brenda një afati të prerë kohor, 15 ditë, janë duke përmbushur detyrimet e tyre me kapacitet të plotë.”, -thuhet në njoftimin e Institucioni i Komisionerëve Publikë.

KPK-ja vendosi me datë 4 shtator që të konfirmonte në detyrë prokurorin Çela, por Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi të presë përgjigjen e Komisionerit Publik nëse do të ankimojë ose jo vendimin e saj.

Për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, kanë shprehur interes Arta Marku, e cila është kryeprokurore në detyrë, si dhe Olsian Çela, Fatjona Memçaj dhe Lulzim Alushaj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja