Tetë kandidatët republikanë për president të Shteteve të Bashkuara kanë zhvilluar të martën një tjetër debat televiziv. Emigracioni, ekonomia dhe roli i Shteteve të Bashkuara në botë kanë qenë tema kryesore. Debate të ashpra janë zhvilluar sa i përket emigrantëve pa dokumente në SHBA.
Kandidati Donald Trump ka propozuar largimin e 11 milionë emigrantëve të tillë brenda 18 muajve. Madje Trump e vazhdoi idenë e tij edhe me ngritjen e një muri në kufirin me Meksikën.
Por kjo deklaratë e tij u kundërshtua ashpër nga rivalët e tjerë në garën brenda republikanëve për të marrë kandidaturën për president të Shteteve të Bashkuara.
Jeb Bush dhe John Kasich e cilësuan planin e Trump si të pazbatueshëm, i mungon prakticiteti dhe është përçarës.
“Të gjithë e dimë që të marrësh emigrantët e paligjshë , t’i hipësh në një anije dhe t’i dëbosh është e pamundur. Është një argument i sëmurë, një argument fëminor”, deklaroi John Kasich. Nga ana e tij, Jeb Bush tha se plani në fjalë do të përçajë familjet dhe ndër të tjera ushqen përkrahjen elektorale për Hillary Clinton.
Një tjetër pikë e nxehtë brenda republikanëve është edhe politika e jashtme. Marco Rubio shpalosi planin e tij për rritjen e shpenzimeve ushtarake, por kjo ide u kundërshtuar nga Rand Paul, i cili tha se kjo shkon përkundër parimeve të konservatorëve.
Zgjedhjet brenda dy kampeve, kur demokratët dhe republikanët do të vendosin për kandidatet e tyre përfundimarë, zhvillohen në shkurt të vitit të ardhshëm dhe në nëntor mbahen zgjedhjet presidenciale.
Redaksia online
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com