Gara televizive, zëri i qytetarit
mund Ramën, Bashën e Metën

Gara televizive, zëri i qytetarit<br />mund Ramën, Bashën e Metën
Sfida politike që përfshin kryeministrin Edi Rama, liderin e opozitës Lulzim Basha dhe kryetarin e LSI Ilir Meta, mbrëmë në darkë, për herë të pare, përfshiu në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe qytetarët, në një garë audience, që zgjati dy orë e gjysmë.

Të tre liderët politikë, në një koincidencë pa precedent, në fakt, ishin të ftuar në të njëjtën orë në tri programe televizive: Lulzim Basha foli në TV Klan, Edi Rama në News 24 dhe Ilir Meta ishte i ftuar në Ora News. Ndërkohë, zëri i qytetarëve ishte protagonist në Report TV, në emisionin “Versus” të drejtuar nga gazetari Artur Nura. Një sfidë, që vazhdoi nga ora 20.30, deri në 23.00 dhe që është interesante, mbi të gjitha, përsa u përket rezultateve të audiencës.

Mbështetur në sistemin e vlerësimit Telemetrix, siç duket në këtë grafik, Basha (edhe në sajë të pranisë së tij në një rrjet të madh televiziv kombëtar) e fitoi mbrëmjen televizive, ndjekur nga Edi Rama, që del në vend të dytë në News 24. Në vend të tretë doli zëri i qytetarëve, që, në Report TV, mundi Ilir Metën, i cili në klasifikim doli në vend të katërt me Ora News-in.

Ndërsa në rrjetet sociale sfida mes televizioneve u fitua bindshëm nga qytetarët në Report TV, programi “Versus” i të cilit arriti në faqen e vet në Facebook 32 mijë shikime online, ndaj 9.500 shikimeve të Ora News-it dhe 3.000 të arritura nga News 24, që transmetoi direkt në faqen Facebook të Balkanwebit. Ndërsa Klani nuk e transmetoi intervistën e tij me Bashën në Facebook.

Por zëri i qytetarëve të dëgjuar nga Report TV dje arriti një tjetër rekord, gjithnjë përmes rrjeteve sociale: sondazhi online, që shoqëroi për rreth dy orë transmetimin “Versus”, arriti një total prej 440 mijë vetësh (të arritur), me 85 mijë shikime dhe 7.600 “like”.

Sondazhi kishte të bënte me ngërçin politik aktual. Për pyetjen “Kush mendoni se ka më shumë të drejtë me qendrimin e tij?”, Edi Rama mori 4.126 “like”, Lulzim Basha 570 dhe Ilir Meta 249.

[gallery]21737[/gallery]

Grafiket: Report Tv i tretë, del i pare në Facebook
audienca
(Krahasimi me videot e publikuara ne rrjetin social Facebook)

grafikat
(Audienca e matur me Telemetrix)
grafikat
(Grafiket e audiences se televizioneve kryesore, Klan Tv, News24, Report Tv, Ora News e ABC News)
grafikat
(Sondazhi me video ne Facebook i Report Tv merr mijera vota)

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

U shkatërrua nga flakët rreth 5 vite më parë, rihapet 'Notre-Dame'! Ja kur do të pres vizitorë katedralja historike e restauruar

U shkatërrua nga flakët rreth 5 vite më parë, rihapet 'Notre-Dame'! Ja kur do të pres vizitorë katedralja historike e restauruar