Gara e notit, çiklizmit dhe vrapimit “Tiranathlon” do të mbahet këtë të diel pranë Liqenit të Farkës. Për zhvillimin e saj, nga ora 08:00 deri në 13:00 do të kufizohet qarkullimi në disa akse të kryeqytetit, nga zona e Farkës dhe TEG-ut deri në Shkozë. Bashkia e Tiranës ka bërë publik planin e masave të marra.
Rrugët që do bllokohen janë si më poshtë:
- Rruga “Daxhit”, (duke filluar nga kryqëzimi rruga “Daxhit” me rrugën “Xhelal Molla”, deri tek kryqëzimi rruga “Daxhit” me rrugën e “Vrapëve”); duke përfshirë edhe rrugën “Dëshmorët e Helikopterëve”.
- Blv Zhan D’Ark, Blv. Bajram Curri (segmenti nga ura Shkozë–ura në kryqëzimin me rrugën “Selman Riza” dhe rrugën “Kastriot Feska”.
- Rruga interurbane kryesore (TEG–Ura Shkozë);
-Segmenti i Unazës së Madhe të qytetit (nga nyja e “Rrethrrotullimi i Freskut”-TEG), ku devijimi i automjeteve do të bëhet për në rrugën e “Rrethrrotullimit të Freskut” me dalje për në rrugën “Xhanfize Keko”
Itinerari i lëvizjes së mjeteve të linjave urbane do të devijohet si më poshtë:
- Linja Nr. 10/A “Marteniteti i Ri – Qendër – Ish Fusha e Aviacionit” devijohet te ura “Brrylit përkohësisht.
- Linja Nr. 10/C “Rrethrrotullimi Shkozë – Ish Fusha e Aviacionit”, pezullohet përkohësisht.
Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vazhdojë normalisht në të gjithë itineraret e mësipërm.
Plani i qarkullimit është hartuar nga Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Policinë e Shtetit.









Komente
Komento