Bilanci i të shtënave që ndodhën dje në Brown University në Providence, në Rhode Island, në bregun lindor të Shteteve të Bashkuara, është dy të vdekur dhe nëntë të plagosur rëndë. Dy viktimat janë studentë të universitetit, ashtu si edhe nëntë të rinjtë e plagosur, sipas asaj që deklaroi presidentja e universitetit, Christina Paxton. Bilanci tragjik u konfirmua gjithashtu nga kryebashkiaku i qytetit, Brett P. Smiley, dhe nga zyrtarë të policisë lokale.
Një burrë, i cili më pas u largua dhe është ende në kërkim, hapi zjarr brenda një klase në katin e parë të ndërtesës Barus & Holley, një godinë shtatëkatëshe ku ndodhen Fakulteti i Inxhinierisë dhe Departamenti i Fizikës.
Autoritetet kanë publikuar një video të shkurtër të të dyshuarit, teksa largohet nga ndërtesa duke ecur, dhe kanë kërkuar bashkëpunimin e kujtdo që ka informacione të dobishme për identifikimin e tij. Fytyra e të dyshuarit, e filmuar vetëm nga mbrapa, nuk është e dukshme në video dhe, sipas dëshmive, ai mund të ketë mbajtur një maskë kamuflazhi gri, deklaroi zëvendësshefi i policisë së Providence, Timothy O’Hara. Aktualisht, rreth 400 efektivë të forcave të rendit janë angazhuar në kërkime.
Alarmi u dha pasditen e djeshme, nga vetë universiteti, i cili njoftoi për praninë e një sulmuesi të armatosur aktiv në kampus. I pari që paraqiti pamjen tragjike të ngjarjes ishte kryebashkiaku Smiley në një konferencë për shtyp, ku konfirmoi gjithashtu se deri në atë moment i dyshuari nuk ishte arrestuar.
“Një mashkull, i veshur tërësisht me të zeza dhe ende në arrati”, shpjegoi më pas policia, duke iu referuar pamjeve të marra nga kamerat e sigurisë. “Nuk kemi arsye të besojmë se ka kërcënime të tjera të lidhura me të shtënat në Broën University”, tha kryebashkiaku i Providence, Brett Smiley, në një konferencë shtypi disa orë më vonë.
Megjithatë, zona e kampusit të Broën University, e cila ndodhet në mes të qytetit të Providence, mbeti në lockdoën për orë të tëra: autoritetet këshilluan që njerëzit të qëndronin të strehuar dhe të shmangnin zonën, ndërsa vazhdonte kërkimi për të dyshuarin.
Universiteti, sipas protokollit, u vendos menjëherë në lockdoën pas të shtënave të para: studentët, pedagogët dhe stafi u ftuan të gjenin strehim dhe të mos dilnin jashtë.
“Mbyllni dyert me çelës, heshtni telefonat, qëndroni të fshehur deri në një njoftim të ri”, thuhej në mesazhin emergjent të shpërndarë nga autoritetet.
Pas orësh frike pasi ekzistonte rreziku që sulmuesi të ishte ende në zonë dhe të mund të godiste sërish situata u vu nën kontroll. Në vendngjarje, përveç policisë dhe shërbimeve lokale të emergjencës, ndërhyri edhe FBI-ja, e cila deklaroi se kishte vënë “në dispozicion të gjitha mjetet e nevojshme për kapjen e sulmuesit në arrati”. Hetuesit kanë gjetur gëzhoja plumbash në vendin e të shtënave si prova.
“Bëhet fjalë për gëzhoja', sqaroi kryebashkiaku Smiley, sipas CNN por nuk do të publikojmë informacione specifike mbi këtë lloj prove”.
Fillimisht, dukej se kishte pasur një ndalim, por më pas mediat lokale publikuan një korrigjim, duke sqaruar se sulmuesi ishte ende aktiv në kampus. Presidenti Donald Trump kishte shkruar në rrjetin social Truth se ishte “informuar” për ngjarjen, duke folur për një arrestim, për ta përgënjeshtruar më pas lajmin. Më pas, ai shtoi: “Sa e tmerrshme. E vetmja gjë që mund të bëjmë tani është të lutemi për viktimat”.
“Qëllimi ynë në këtë moment është të mbështesim familjet që janë prekur nga kjo tragjedi, familjet e dy studentëve që fatkeqësisht humbën jetën”, tha presidentja e universitetit gjatë konferencës për shtyp, ku konfirmoi se viktimat ishin studentë të Broën University.
Sulmuesi, i cili ka arritur deri tani t’u shpëtojë autoriteteve, u përshkrua si një burrë rreth 30 vjeç, i veshur me të zeza. Mendohet se është larguar në këmbë. Gjatë një takimi me median, forcat e rendit deklaruan se i dyshuari është filmuar duke ecur përgjatë Hope Street, aty ku ndodhi sulmi. Siç u tha, fytyra e tij nuk është e dukshme dhe disa dëshmitarë pohojnë se “mund të ketë pasur një maskë kamuflazhi gri”.
Të shtënat ndodhën në ndërtesën që strehon inxhinierinë dhe fizikën dhe nisën në një klasë ku po zhvillohej një seancë përgatitore për provimin final të lëndës “Parimet e Ekonomisë”, deklaroi profesorja Rachel Friedberg për Neë York Times. Një studente e asaj klase, Martyna Kaps, shkroi në disa mesazhe për Broën Daily Herald se po dilte nga një sesion përsëritjeje të “Parimeve të Ekonomisë”, nga ora 14:00 deri në 16:00, kur dëgjoi “shpërthime të forta” dhe pa studentë që dilnin me vrap nga klasa.
“Ende kishte njerëz në klasë tregoi Kaps për Herald dhe nga sa kam dëgjuar, shumë prej tyre u fshehën pas katedrës për t’iu shmangur plumbave”. Klasa e identifikuar nga Herald, Barus & Holley 166, sipas faqes zyrtare të Broën University ka një kapacitet prej 186 personash./Corriere della Sera
Pas sulmit në universitetin Brown në SHBA, ku humbën jetënn 2 studentë në media janë publikuar pamje teksa shihen studentët e universitetit të tmerruar.
Ata janw strehuar në bibliotekën e universitetin, ndërsa dëgjoheshin të shtëna me armë zjarri.
Policia ndërhyri menjëherë dhe u kërkoi studentëve të mblidhnin sendet e tyre personale, ndërsa i shoqëruan jashtë ndërtesës për arsye sigurie.
Komente








