Qeveria shqiptare ka miratuar sot Planin Kombëtar të Veprimit për zbatimin e Garancisë Evropiane për Fëmijët 2026–2030, një dokument që synon të garantojë akses të barabartë në shërbimet bazë për çdo fëmijë, veçanërisht për ata në situata delikate e tw brishta.
Vendimi u mor në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, duke shënuar kwshtu një hap të ri në politikat sociale që synojnë uljen e varfërisë tek fëmijët dhe rritjen e përfshirjes sociale.
Sipas Ministrisw sw Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, plani nw fjalw mbështetet në një qasje të koordinuar mes institucioneve qendrore dhe pushtetit vendor, duke vendosur në fokus mirëqenien e fëmijës.
Dokumenti parashikon ndërhyrje specifike në disa fusha kyçe si arsimi, shëndetësia, kujdesi në fëmijërinë e hershme, ushqyerja e mirë dhe strehimi, me synimin për të ndërtuar një sistem më të drejtë dhe më gjithëpërfshirës.
Në praktikw, plani synon krijimin e një sistemi më të fortë përfitimesh për fëmijët, që garanton një standard bazë jetese dhe ul nivelin e varfërisë. Një tjetër ccwshtje nw vwmendjen e autoriteteve është mbështetja për fëmijët në situata të vështira, përfshirë ata me aftësi të kufizuara, fëmijët në emigracion apo në kujdes alternativ, përmes shërbimeve sociale të integruara.
Gjithashtu, plani parashikon forcimi i shërbimeve komunitare në të gjitha bashkitë, si dhe rritja e aksesit në shërbime shëndetësore cilësore, arsim, ushqyerje të shëndetshme dhe strehim të përshtatshëm.
Sipas Ministrisw, ky plan nuk është thjesht një dokument strategjik, por një angazhim konkret për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë, ku çdo fëmijë ka mundësi të barabarta dhe askush nuk mbetet pas.
Zbatimi i tij gjatë viteve 2026–2030 do të realizohet në bashkëpunim mes institucioneve shtetërore, pushtetit vendor dhe partnerëve ndërkombëtarë, me synimin për të forcuar mbështetjen për fëmijët dhe familjet shqiptare.
Komente










