Garancitë që PD-ja u ka borxh shqiptarëve

Garancitë që PD-ja u ka borxh shqiptarëve

Lulzim Basha

Nëse ekziston një forcë e pathyeshme përballë çdo manipulimi, është vërshimi i votuesve në ditën e zgjedhjeve.

Që të ndodhë kjo, njerëzit kanë nevojë për besim dhe shpresë.

Sfida më e madhe e Partisë Demokratike, e Lulzim Bashës, e strukturave drejtuese të reja, është leximi i drejtë i kësaj situate, lënia pas e konfliktit të së shkuarës, duke parë nga e ardhmja, dhe shndërrimi sa më parë në një alternativ që jep garanci për ta ndryshuar këtë realitet.

Pas ndryshimit të vetes, PD-së i kërkohet të ndryshojë perceptimin e rënuar për të.

Njerëzit janë të lodhur dhe të zhgënjyer nga politika, ndaj duhet një forcë madhore për t’i ngjallur shpresën dhe për t’i garantuar se ndryshimi mund të ndodhë dhe vendi mund të futet në shinat e normalitetit.

Shqiptarët kanë nevojë që t’u jepet garancia se nuk po tentohet thjesht një rotacion formal, duke zëvendësuar disa hajdutë dhe të korruptuar me disa të ngjashëm, por ndryshimi që synohet do të jetë substancial.

Ata kanë nevojë t’u tregohet se për veprimet e këqia nuk do të ketë dekorata dhe i korruptuari nuk do të gradohet kurrë që të jetë fytyra e shtetit, siç ka ndodhur për vite me radhë.

Ndër pikat kryesore të kontratës së garancisë duhet të jetë ajo që të mos i thuhet kurrë hajdutit “bravo”, kushdqoftë ai, të mos i thuhet gangsterit “zotëri”, pavarësisht se mund të jetë mbështetësi yt, të mos krenohet kush se është “bir kurve”, qoftë ky edhe bashkëpunëtor i afërt.

Njerëzve duhet t’u bëhet e qartë se kush po kërkon t’i qeverisë, mbi ç’parime do të ngrihet kjo qeverisje dhe çfarë do të ndryshojë ky model në jetën e tyre.

Shqiptarët janë lodhur nga shembulli i hajdutit dhe të korruptuarit, nga ata që u fusin duart në xhepa, dhe kanë nevojë për një grup njerëzish që, edhe nëse nuk mund të bëjnë çudinë, të jenë të përunjur përpara tyre, ta shohin pushtetin si mision, politikën si profesion afatgjatë dhe shërbimin ndaj njerëzve si burim kënaqësie.

Duhet të marrë fund gënjeshtra ndaj votuesve, mbajtur lidhur pas interesit partiak.

Asnjë parti politike nuk mund të ofrojë vende pune për të gjithë njerëzit.

Asnjë parti politike nuk mund t’u ofrojë zgjidhje njerëzve me shkop magjik.

Asnjë parti politike nuk mund të shkelë ligjin e shtetit për mbajtjen e pushtetit.

“Zgjidhjet” përrallore nuk ekzistojnë.

Njerëzve duhet t’u bëhet e ditur se e drejta është më e mirë se e gënjeshtra, ofrimi i mundësive të barabarta është zgjidhja më e mirë që mund t’i kënaqë të gjithë.

Partia Demokratike ka borxhin e kthimit të besimit dhe të shpresës, nëpërmjet një kontrate besueshmërie, duke i garantuar shqiptarëve liritë thelbësore që ofron normaliteti politik, t’u sigurojë kthimin e institucioneve të dhënies së drejtësisë, t’u ofrojë mundësi dhe barazi të gjithëve për të shfaqur të gjithë mundësitë dhe aftësitë, jo vetëm për të ndryshuar veten, por edhe vendin.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lina: 25/09/2023 15:00

    Lulzim Basha eshte nje politikan i paafte dhe i lidhur ne afera megakorruptive me Edi Ramen nepermjet kunatit te tij.Me e madhja eshte ne ndertimet Jaht Marina ne Durres. Te perkrahesh Lulzim Bashen dmth te jesh ANTISHQIPTAR.TE TUPSHME KETO SHKRIME

    Përgjigju
  • Alo: 13/09/2023 06:19

    Mjafton fakti qe Basha as skuqet as zverdhet edhe kur corba e spiunit i del nga veshet per te kuptuar sa patetik eshte autori yne.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja