Garanton Tahiri: Serbia nuk mund
të organizojë zgjedhje në Kosovë
Zv/kryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, (në foto) u është kundërpërgjigjur paralajmërimeve të Beogradit se Serbia do të organizojë zgjedhje parlamentare edhe në territorin e Republikës së Kosovës.
PRISHTINE - Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, u është kundërpërgjigjur paralajmërimeve të zyrtarëve të lartë të Beogradit se Serbia do të organizojë zgjedhje parlamentare edhe në territorin e Republikës së Kosovës.
Në këtë intervistë për “Epokën e re”, Tahiri ka thënë se marrëveshja e 19 prillit e vitit 2013, e arritur në Bruksel në mes të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiq, u ka thënë fund ndërhyrjeve të shtetit serb në punët e brendshme të Kosovës.
“Marrëveshja e Brukselit për normalizim të marrëdhënieve definitivisht i ka dhënë fund çfarëdo ndërhyrje të Serbisë në punët e brendshme të Republikës së Kosovës”, ka thënë Tahiri. Në këtë kontekst, Tahiri ka thënë se janë të përcaktuara qartë proceduarat se si qytetarët me dy shtetësi mund të votojnë jashtë vendit.
“Qytetarët serbë, të cilët mund të kenë dy shtetësi, të Kosovës dhe Serbisë, sipas Konventës së Vjenës, kanë të drejtë të votojnë për zgjedhje parlamentare”, është shprehur Tahiri. Ajo ka thënë se marrëveshja e 19 prillit i ka dhënë një dimension të qartë integrimit të veriut të Kosovës.
Zëvendëskryeministrja Tahiri ka paralajmëruar se shumë shpejt do të arrihet marrëveshja për krijimin e Gjykatës Themelore dhe Zyrës së Prokurorisë në veri të Kosovës. “Këta dy mekanizma juridikë do të veprojnë në kuadër të ligjeve të Kosovës dhe në kuadër të sistemit unitar të drejtësisë së shtetit të Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Tahiri.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.6%
-
Jo
49.5%
-
Jam i/e dyzuar
7.9%
Vota total: 2273
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nxitimi mund t'ju çojë në gabime... çfarë kanë rezervuar yjet për sot
30 Janar, 07:14
-
Mero Baze: Ditën imiton Trumpin, natën ëndërron Ramën
30 Janar, 07:01
-
Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë
29 Janar, 23:01
-
Champions League/ Man. City fitore ‘me zemër’, turpërohen Milan e Juventus! Liverpool e mbyll në krye, skuadrat e kualifikuara në 1/8 dhe play-off
29 Janar, 22:58
-
Administrata amerikane po shqyrton dëbimin e parakohshëm të emigrantëve nga Venezuela
29 Janar, 22:58
-
Zbulohet shtëpia e barit në Spanjë, në pranga 3 shqiptarë, momenti kur policia thyen derën (VIDEO)
29 Janar, 22:54
-
Nisma e Berishës për njohjen e vetëm dy gjinive, shpërthen Valteri: Nuk di ç'thotë, ligji njeh vetëm 2 gjini! Meçe: Do t'i bjerë në sy Trump, për non-gratën
29 Janar, 22:53
-
Trump pezullon fondet amerikane, Meçe: Nuk do ketë ndikim në punën e SPAK! Çaça: Do preken OJQ-të! Valteri: Për 90 ditë do shqyrtohen nëse ka abuzime
29 Janar, 22:31
-
Ish-senatori Bob Menendez dënohet me 11 vjet burg! Mori lingota ari rryshfet për të vepruar si një agjent i qeverisë egjiptiane
29 Janar, 22:23
-
Ndërprerja e fondeve nga SHBA, Blushi: Desorosifikimi i Shqipërisë ka nisur, paratë e taksapaguesve amerikanë s'do keqpërdoren më
29 Janar, 22:21
-
Punimet te 'Sheshi Shqiponja', Lumi i Tiranës, qeveria jep 103 milionë lekë për shpronësimet! Fonde dhe për pronarët e prekur nga rikonstruksioni i rrugës Vlorë-Orikum e 3 projekte të tjera
29 Janar, 22:14
-
Vuçiç fal 13 protestues, përfshirë studentë e profesorë
29 Janar, 22:12