Garda Revolucionare e Iranit tha të shtunën se Ismail Haniyeh, lideri politik i Hamasit - grupit të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, u vra nga një raketë me rreze të shkurtër veprimi.
Ajo i akuzoi Shtetet e Bashkuara se e mbështetën sulmin, për të cilin e fajësoi Izraelin, raporton televizioni shtetëror iranian.
Garda Revolucionare e përsëriti thirrjen për hakmarrje, dhe tha u përdor “një raketë e mbushur me materiale me peshë rreth shtatë kilogramë” për ta vrarë liderin e Hamasit në banesën ku po qëndronte ai në Teheran të mërkurën. Ajo tha se sulmi shkaktoi shkatërrim të madh, por nuk tregoi hollësi rreth vendndodhjes së banesës.
Haniyeh ndodhej në Iran për të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të Iranit, Masud Pezeshkian.
“Sulmi u planifikua dhe u krye nga regjimi sionist dhe u mbështet nga SHBA-ja”, tha Garda në komunikatën e publikuar në televizionin shtetëror.
Izraeli nuk e ka marrë përgjegjësinë për vrasjen e Haniyehut, por as nuk e ka mohuar atë. Megjithatë, Izraeli vazhdimisht është zotuar se do t’i vrasë atë dhe liderët e tjerë të Hamasit, për shkak të sulmit që ky grup e kreu në jug të Izraelit më 7 tetor, duke e nxitur luftën në Rripin e Gazës.
Vrasja e tij ka nxitur frikën për rrezikun e një konflikti të gjerë rajonal dhe të një lufte të drejtpërdrejtë mes Izraelit dhe Iranit, nëse Teherani hakmerret.
Në prill, Irani e nisi një sulm ndaj territorit izraelit me dronë dhe raketa. Izraeli i rrëzoi pothuajse të gjitha gati 300 raketat dhe dronët iranianë, falë ndihmës nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë.
Irani nuk e njeh Izraelin dhe i mbështet grupet kundër Izraelit, përfshirë Hamasin dhe grupin libanez, Hezbollah.REL
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7443
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lufta/ Bombardimet në Liban, një tjetër sulm ndaj forcave paqeruajtëse të UNIFIL, raportohet për 4 ushtarë të plagosur në bazën italiane! Reagojnë Meloni e Borrell
22 Nëntor, 16:28
-
Kryeministri i Hungarisë zotohet të shpërfillë urdhër arrestin ndërkombëtar për homologun izraelit, Orban: Do e ftoj Netanyahun, por s’do e zbatoj vendimin e gjykatës
22 Nëntor, 11:41
-
Urdhërarresti për Netanjahun dhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Biden: Skandaloz! 44 mijë viktima në 13 muaj luftë
22 Nëntor, 07:28
-
Netanyahu reagon për mandat arrestin: Vendim atisemitik! Ai mund të arrestohet në 124 shtete të botës, përfshirë Shqipërinë
21 Nëntor, 17:34
-
Lufta/ Gjykata e Hagës lëshon urdhërarrest për kryeministrin izraelit, Netanyahu, ish ministrin Gallant dhe liderin e Hamasit! Në akuzë për krime lufte
21 Nëntor, 13:16
-
Lufta/ Dhjetëra të vrarë nga bombardimet izraelite në veri të Gazës! Senati amerikan i jep dritën jeshile shitjes së tankeve Izraelit
21 Nëntor, 07:17
-
Lufta/ Izraeli bombardon nga ajri në Siri dhe Gaza, 43 të vrarë dhe mbi 50 të plagosur!
20 Nëntor, 21:15
-
Takimi i G20, përparësi ndryshimet klimatike dhe ulja e varfërisë
20 Nëntor, 16:06
-
Provokimi i Netanyahut në plazhin e Gazës: Hamasi s’do qeverisë më kurrë në Rrip, japim 5 mln dollarë për çdo peng të liruar
20 Nëntor, 08:22
-
Lirohet pa akuza gruaja iraniane që u zhvesh në shenjë proteste
19 Nëntor, 20:00
-
I dërguari i SHBA-së mbërrin në Bejrut, Libani e Hezbollahu pranojnë propozimin për armëpushim
19 Nëntor, 09:16
-
Lufta/ Media: Izraeli ka bombarduar pranë zyrës së OKB-së dhe Parlamentit në Liban
18 Nëntor, 09:22