Garda e Republikës: “Alo”
një grua s'lë kryeministrin të kalojë

Garda e Republikës: “Alo” <br />një grua s'lë kryeministrin të kalojë
Sikurse do të shikoni nga aktiv iteti i strukturave të policisë në datën 24 nëntor deri në orën 8.00 të datës 25 nëntor, do të vihet re se gjatë ditës, incidentet më të shumta kanë të bëjnë me vjedhjet e çantave të dorës tek femrat, me çështje bllokimi rrugës apo aksidente. Shumë shpesh bëhet fjalë edhe për të shuar sherre dhe konflikte që kanë palët e treta. Në orët e vona të natës, shërbimet e policisë duhet të rrinë në kontroll gjatë gjithë kohës, vetëm për të mbyllur klube nate apo lokale që mbajnë muzikë me zë të lartë. Njerëzit në të shumtën e rasteve marrin në telefon vetëm se nuk arrijnë të flejnë. Ka ditë që ka edhe vjedhje makinash natën, sikurse ka ndodhur edhe në mbrëmjen e datës 24 nëntor duke u gdhirë për 25. por qytetarët denoncojnë edhe fenomene të tjera: një djalë rreh një vajzë, forcat e policisë shkojnë në vendngjarje por nuk arrijnë të gjejnë autorët. Ndërsa koshat e plehrave që digjen nga njerëz të ndryshëm, kthehen në shqetësim, aq sa duhet të shkojnë jo vetëm forcat e policisë, por edhe zjarrfikësat.

Por ndër të shqetësuarit është edhe kryeministri Sali Berisha. Një grua nuk e lë ekskortën të dalë nga shtëpia. Janë oficerët e Gardës që thërrasin në sallë operative për të liruar rrugën që të kalojë ekskorta e kryeministrit. Shërbimet e policisë shkojnë poshtë shtëpisë së Berishës, dhe lirojnë rrugën.

Telefonata të ardhura në Sallën e Drejtimit & Koordinimit nga ora 08.00, dt.24.11.2011, deri në orën 08.00, dt.25.11.2011.
Ora 07.45 Telefonon shtetasi P.B, se tek Brryli i kanë vjedhur mjetin me targa AA 207 AR. U dërgua 52/1, nga verifikimi ishte e vërtetë, mjeti ju dha në kërkim të gjitha shërbimeve dhe rretheve. Telefonuesi u këshillua të bëjë kallëzim në Komisariatin nr.1.

Ora 08.00 Telefonon një qytetar, se tek karburant "Elda", në Laprakë, i kanë vjedhur telefonin në autobauzin e linjës së Tiranës së Re. U dërgua 53/25, nga verifikimi ishte e vërtetë, e ndjek Komisariati nr.2.

Ora 08.00 Telefonon shtetasi S.Ll, se tek Fresku pranë degës së thesarit, i kanë vjedhur mjetin me targa TR 9672 L. U dërgua 53/43, nga verifikimi ishte e vërtetë, mjeti ju dha në kërkim të gjitha shërbimeve dhe rretheve. Telefonuesi u këshillua të bëjë kallëzim në Komisariatin nr.4.

Ora 08.40 Telefonon një qytetar, se tek shkolla "Ismail Qemali", ka një aksident mjet me këmbësor. Ju dha Policisë Rrugore, ta ndjek si problem.

Ora 08.45 Telefonon shtetasi F.K., se në rrugën "Maliq Muça", i kanë vjedhur aksesorët e mjetit me targa AA 590 BB. U dërgua 53/29, nga verifikimi ishte e vërtetë, telefonuesi u këshillua të bëjë kallëzim në Komisariatin nr.3.

Ora 09.45 Telefonon një oficer i Gardës Republikës, se tek banesa e Kryeministrit është një shtetase dhe na pengon daljen. U dërgua 53/1, morën takim u sqarua problemi.

Ora 09.25 Telefonon një qytetar, se në rrugën "Siri Kodra", tek kryqëzimi tek Dispanseria ka një konflikt. U dërgua 53/36, nga verifikimi ishte e vërtetë, u këshillua ti drejtohet Policisë Bashkiake, për zgjidhjen e problemit.

Ora 09.25 Telefonon një qytetar, se në Yzberisht, pallatet Dilo, rruga "Panajot Pano", është një shtetase duket e sëmurë mendore, godet mjetet me gurë. U dërgua 53/63, nga verifikimi shtetasia ishte larguar, s'kishte probleme.

Ora 10.00 Telefonon shtetasi O.D, se në fshatin Qesarakë, tek firma "Konstruksion Eljon", është vjedhur kabëlli elektrik. U dërgua 53/43, mori takim e vërtetë, e ndjek Komisariati.nr.4

Ora 10.00 Telefonon një qytetar, se tek Casa Italia, në autobuzin me targa TR 9331 S, janë tre persona që shpërndajnë drogë. U dërgua 53/63, nga verifikimi u shoqëruan të tre personat në Komisariatin nr.6.

Ora 11.10 Telefonon një qytetar, se në rrugën "Irfan Tomini", tek dyqan pastiçeri dy fëmijë të moshës 8-10 vjeç i kanë hyrë në dyqan dhe i kanë marrë lekët. U dërgua 53/24, nga verifikimi ishte e vërtetë e ndjek Komisarati nr.2.

Ora 12.20 Telefonon shtetasi B.S, se në rrugën "Dëshmorët e 4 Shkurtit" tek Hotel Sky, ka konflikt me një person. U dërgua 53/14, nga verifikimi u mor takim me telefonuesin dhe u zgjidh si problem mes palëve.

Ora 12.30 Telefonon një qytetar, se tek shkolla "Qemal Stafa" ka një konflikt. U dërgua 53/32, nga verifikimi nuk u kostatuan probleme.

Ora 13.05 Telefonon shtetasi R.I., se në rrugën "Ali Jegeni", në ish "Misto Mame", i kanë vjedhur banesën. U dërgua 53/59, nga verfikimi ishte e vërtetë, e ndjek Komisarati nr.6.

Ora 14.05 Telefonon shtetasi L.B, se pas Komisaratit nr.4 ka një konflikt. U dërgua 53/43, nga veri fikimi u këshillua të bëjë kallëzim në Komisarat.

Ora 14.10 Telefonon shtetasia E.A, se tek Ambulanca 10 tek Oxhaku ka një përplasje mjetesh. Ju dha Policisë Rrugore, ta ndjek si problem.

Ora 14.40 Telefonon shtetasi A. Xh., se në Kamëz, përballë disko Omegës tek një pikë grumbullimi hekuri ka konflikt. U dërgua 53/48, nga verifikimi u mor takim u shoqëruan palët në Komisariatin nr.5.

Ora 14.45 Telefonon shtetasi F.H., se shoku i tij i ka marrë mjetin tip "BMV X 5", me targa AA 583 BA dhe nuk ja jep, mjeti ndodhet përballëfirmës "Benz" në rrugën dytësore Tiranë-Durrës tek sevrvis Kastrioti. U dërgua 53/63, nga verifikimi mjeti nuk ndodhej tek servisi, e ndjek Komisarati nr.6.

Ora 14.50 Telefonon shtetasi A.J., se në rrugën "Irfan Tomini" pallati.3 kati.5, ka një konflikt. U dërgua 53/24, nga verifikimi u shoqëruan palët në Komisaratin nr.2.

Ora 14.50 Telefonon shtetasi E.X., se në Unazën e Re pranë Astirit ka një konflikt. U dërgua 53/60, nga verifikimi u shoqëruan palët në Komisaratin nr.6.

Ora 15.25 Telefonon Drejtori i Polcisë Bashkiake Kamëz, se në qendër Kamëz kërkon ndihmën e Policisë. U dërgua 53/48, nga verifikimi ju dha ndihma duhur.

Ora 15.25 Telefonon shtetasi D.Sh, se në Kombinat, tek ish mapo
e vjetër kërkon ndihmën e Policisë. U dërgua 53/59, nga verifikimi konflikti u zgjidh mes palëve.

Ora 16.50 Telefonon shtetasi A.R, personel i siguritisë të spitalit Hygeia tek kthesa e Kamzës, i cili raportin se i është larguar nga spitali pacienti Pjetër Musliu, i vitl.1942, banues në Patok të Lezhës, i cili nuk ka paguar detyrimet ndaj spitalit. U këshillua për të bërë kallëzim në Komisaratin nr.6 dhe ju dha DPQ Lezhë.

Ora 17.10 Tek Bulevardi "Zogu i Parë" bie sinjali i Alfa Bank. U dërgua 53/29, nga verifikimi u mor takim me punonjësit, të cilët po bënin prova.

Ora 18.00 Telefonon një qytetar, se tek rrethrrotullimi në Sauk një djalë po rreh një vajzë. U dërgua 53/10, nga verifikimi personat ishin larguar.

Ora 18.05 Telefonon shtetasi D.N., se është larguar nga banesa tek Nish Tulla.3 shtetasia Dile Betja 70 vjeç, e cila është me veshje tradicionale malsie me shami të zezë. Karakteristikat e shtetases ju dha në në kërkim të gjitha shërbimeve, telefonuesi u këshillua të bëjë kallëzim në Kopmisariatin nr.3.

Ora 18.25 Telefonon pronari i Hotel Kalaja, se në rrugën "Murat Toptani", kërkon ndihmë, pasi e shqetëson një person i dehur. U dërgua 53/2, nga verifikimi personin e larguan për në banesë.

Ora 18.30 Telefonon një qytetar, se në Yzberisht tek KMY-ja, tek pallatet e reja ka të shtëna armësh. U dërgua 53/59, nga verifikimi nuk u konstatuan probleme.

Ora 18.50 Telefonon shtetasja S. S, se tek sheshi "Ëillson" një person me motorr i ka marrë çantën nga dora dhe është larguar. U dërgua 53/ 16, nga verifikimi ishte e vërtetë, e ndjek Komisariati nr.2.

Ora 19.30 Telefonon shtetasi
Z.B., se në Istitutin Bujqësor tek reparti ushtarak i kanë vjedhur banesën. U dërgua 06/1, nga verifikimi ishte e vërtetë, e ndjek Komisarati nr.5.

Ora 20.05 Telefonon shtetasia A. D. se në rrugën "Mujo Ulqinaku" dy persona me motorr i kanë me forcë çantën e dorës dhe janë larguar. U dërgua 53/27, nga verifikimi nuk u mor takim me telefonuesen, pasi u patrullua gjithë zona.

Ora 20.40 Telefonon një qytetar, se në rrugën "Tre Dëshmorët", përballë KMY-së tek pallatet Sivis ka një konflikt. U dërgua 53/59, nga verifikimi nuk u kostatuan probleme.

Ora 21.30 Telefonon roja i konviktit të Inxhinierisë Ndërtimit, se ka një konflikt. U dërgua 53/25, nga verifikimi u këshillua të bjë kallëzim në Komisariatin nr.2.

Ora 22.00 Telefonon shtetasia E.S., se në Laprakë lokal "Objeka", kërkon ndihmë pasi e ka rrahur një person. U dërgua 53/34, nga verifikimi telefonuesja nuk kontaktoi me shërbimin.

Ora 22.05 Telefonon një qytetar, se tek ish Neës 24, ka një konflikt në rrugë përballë ish Uzinës Traktori. U dërgua 53/8, nga verifikimi konflikt i çastit, personat ishin larguar, nuk kishte probleme.

Ora 22.30 Telefonon një qytetar, se në rrugën "Sami Frashëri", pranë lokal "Juvenilja', po digjen plehrat dhe rrezikohen mjetet. U dërgua 53/ 14, nga verifikimi ishte e vërtetë, zjarri u fik nga Zjarrfikësia.

Ora 22.45 Telefonon një qytetar, se pranë ish Shkollës së Partisë po grinden disa djem të rinj. U dërgua 53/32 dhe 53/34, nga verifikimi konflikt i çastit, personat ishin larguar, nuk kishte probleme.

Ora 23.05 Telefonon një qytetar, se tek shkolla "26 Nëntori" është bllokuar rruga nga kazanët e plehrave. U dërgua 53/24, nga verifikimi nuk kishte bllokim, ishte kamjoni i plehrave.

Ora 23.45 Telefonon roja i qëndrës "Alsig", se pranë qëndrës "Eleonora", dëgjohen krisma armësh. U dërgua 53/1, nga verifikimi patrulloi sektorin, nuk u konstatuan.

Ora 23.50 Telefonon Policia Bashkiake, se në rrugën " Medar Shtylla", kërkon ndihmë tek disko Magazinë, pasi ka konflikt me pronarin. U dërgua 53/17, nga verifikimi u shoqërua pronari në Komisariatin nr.2.

Ora 24.00 Telefonon një qytetar, se tek buzuk "Daja", në Unazë të Re ka muzikë me volum të lartë. U dërguia 53/62, nga verifikimi u mbyll lokali.

Ora 00.50 Telefonon një qytetar, se në lulishten "1 Maj", pas urgjencës në lokal ka muzikë me volum të lartë. U dërguia 53/17, nga verifikimi u mbyll lokali.

Ora 00.55 Telefonon një qytetar, se në hyrje të rrugës " Sulejman Pasha", lokal "Dormen", ka muzikë me volum të lartë. U dërguia 53/29, nga verifikimi u mbyll lokali.

Ora 01.55 Telefonon një qytetar, se tek stacioni i fugonave te Shkodrës është një lokal që ka muzikë me volum të lartë. U dërguia 53/25, nga verifikimi nuk u konstatua lokali.

Ora 02.15 Telefonon shtetasi A. T, se tek Gjykata e Tiranës i kanë vjedhur mjetin tip "Benz", me targa TR 4930 P, me ngjyrë gri. Mjeti ju dha në kërkim të gjitha shërbimeve dhe rretheve, telefonuesi u këshillua të bëjë kallëzim në Komisariatin nr.2.

Ora 02.30 Telefonon një qytetar, se në hyrje të rrugës "Komuna e Parisit", lokal "Buzus Club", ka muzikë me volum të lartë. U dërgua 53/ 17, nga verifikimi u mbyll lokali.

Ora 02.45 Telefonon një qytetar, se në fund të Rrugës Monarkia e Re Kamëz, po digjet një banesë. U dërgua 52/1 dhe 53/51, nga verifikimi ishte e vërtetë, zjarri u fik nga Zjarrfikësja, kishte dëme të mëdha materiale, e ndjek o.p.gj. Shkëlqim Cakoni.

Ora 06.55 Telefonon një qytetar, se tek rruga "Jordan Misja", tek shinat e trenit ka një konflikt familjar. U dërgua 53/32, nga verifikimi ishte e vërtetë, të dy palët u shoqëruan në Komisariatin nr.3.

Ngjarjet e njoftuara me telefon nga qytetaret, per te cilat nuk eshte marre akoma Numur Unik.
1. Telefonon shtetasi R.I., se në rrugën "Ali Jegeni", në Misto Mame i kanë vjedhur banesën. U dërgua 53/59, nga verfikimi morën takim me telefonusin është e vërtetë e ndjek Komisarati nr.6 .
2. Telefonon shtetasi S. S., se tek sheshi "Willson", një person me motorr i ka marrë çantën nga dora dhe është larguar. U dërgua 53/16, nga verifikimi ishte e vërtetë, e ndjek Komisariati nr.2.
3. Telefonon shtetasi Z. B., se në Istitutin Bujqësorë tek reparti ushtarak i kanë vjedhur banesën. U dërgua 06/1, nga verifikimi ishte e vërtetë e ndjek Komisarati nr.5.
4. Telefonon shtetasi A.T., se tek Gjykata e Tiranës i kanë vjedhur mjetin tip "Benz", me targa TR 4930 P, me ngjyrë gri. Mjeti ju dha në kërkim të gjitha shërbimeve dhe rretheve, telefonuesi u këshillua të bëjë kallëzim në Komisariatin nr.2.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS