Garda Revolucionare Islamike e Iranit pretendon se ka sulmuar me raketa Kheibar kompleksin qeveritar të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në Tel Aviv.

“Zyra e kryeministrit kriminel të regjimit sionist dhe selia e komandantit të forcave ajrore të regjimit u shënjestruan”, thuhet në një deklaratë të Gardës të publikuar nga agjencia e lajmeve Tasnim.

Izraeli ende nuk e ka konfirmuar sulmin.


Lajmi kryesor:

Zgjerohet harta e luftës/ Irani lëshon raketa drejt Gjirit Persik dhe Qipros! Trump: Një valë e madhe sulmesh do të vijë së shpejti! Pasdaranët mbyllin Ngushticën e Hormuzit