Këtë lajm sipas mediave të huaja e ka konfirmuar Ministri i Brendshëm Hungarez, Shandor Pintor, i cili ka thënë se gardhi që ndan shtetin serb nga ai hungarez do të ndërtohet nga të burgosurit. Të burgosurit do të përgatisin të gjithë materialin që do të përdoret për ngritjen e gardhit.
“Të burgosurit do të përgatisin materialet për gardhin e përkohshëm, qe do të ngrihet me ndihmën edhe të 900 ushtarëve. Gardhi, që do të shtrihet 175 kilometra dhe do të jetë i lartë katër metra, pritet të përfundojë deri më 30 nëntor”, - shkruan agjencia hungareze e lajmeve MTI.
Pinten ka thënë se arsyeja e ndërtimit të këtij gardhi është se 81 000 emigrantë kanë hyrë ilegalisht në Hungari këtë vit, dyfishi i numrit të vitit të kaluar dhe sipas tij pjesa më e madhe e tyre janë nga Serbia.
“Më shumë se 81 000 emigrantë kanë hyrë ilegalisht në Hungari këtë vit, dyfish në krahasim me vitin e kaluar dhe pothuajse të gjithë prej tyre nga Serbia”, - tha Pintor.
Qeveria Hungareze, e cila ka komunikuar edhe më parë ndërtimin e këtij muri dhe ka thënë se ai do jetë 4 metra i lartë dhe 175 kilometra i gjatë.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)