TIRANE- Kur është mbushur një vit nga arratisja e bujshme nga burgu i Drenovës, nga ku ikën 7 të dënuar mes tyre katër me burgim përjetë, sërisht grupi i Admir Tafilit ka mundur të organizojë një tentativë arratisje të dytë spektakolare. Sërisht ata të tre, Admir Tafili, Fran Marashi, Gëzim Guri dhe një i katër, Genci Tafili, vëllai i Admirit, kanë qenë pjesë e kësaj tentative arratie. Çudia më e madhe në këtë rast është se si është e mundur që këta persona ndodhen sërisht bashkë në një burg, pasi dy herë të tjera kanë arritur të arratisen dhe më pas të ndalohen me shumë mundim nga Policia e Shtetit.
/Shqiptarja.com











