TIRANE- Njeriu që shmangu shpërthimin e automjetit bombë, brenda ambjenteve të kryeministrisë, njëherësh dhe dëshmitari kryesor i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ka treguar se si ka menaxhuar situatën në momentet e para, të zbulimit të eksplozivit poshtë makinës së prefektit të Vlorës Besnik Dervishi.
Petrit Doka, (ne foto) efektivi i Gardës së Republikës tregon në intervistën për “Shqiptarja.com” se ditën e ngjarjes ai ka qënë i planizuar me shërbim tek hyrja e Objektit të Rëndësisë së Veçantë (Kryeministria), ku në orët e paradites në hyrjen e kryeministrisë ku futen, ministrat, zv/ministrat, dhe punonjësit e administratës, është kërkuar të futet automjeti tip “Peugot” me targë TR 50 66 N.
Gardisti Doka, tregon se ky automjet ka qënë në listën e mjeteve që lejoheshin të futeshin në kryeministri, dhe pasi është bërë ky verifikim, nga ana e tij ka filluar procedura e dytë, ajo e kontrollit në pjesën e poshtme me aparatin pasqyrë. Është kontrolluar fillimisht pjesa e parakolpit të mjetit dhe pasi s’ka konstatuar sende të dyshimta ka kaluar në anën e majtë, dhe sapo ka vendosur pasqyrën në pjesën e gomës dhe poshtë derës së shoferit, ka konstatuar aparatin celular të lidhur me diçka të dyshimtë.
Petrit Doka, thotë se menjëherë ka urdhëruar shoferin Aziz Gurra, të zbriste dhe të mos shuante automjetin, pasi lëndë eksplozive mund të ishte e lidhur me sistemin e ndezjes ose të fiksjes së makinës. Ndërkohë disa sekonda pas kësaj është njoftuar dhe prefekti i Vlorës Besnik Dervishi, i cili sapo kishte takuar shefin e antikorrupsionit në kryeministri Ergys Hoxha, me të cilin ishin drejtuar për në kafe.
Zoti Doka, si ka qënë për ju dita e premte, kur ndodheshit i planizuar me shërbim në hyrje të kryeministrisë?
Ka qënë një ditë normale. Si çdo herë që marrim shërbimin, të premten kemi bërë instruktazhin në ambjentet e gardës dhe në objektin që kemi në ruajtje, dhe më pas jemi vendosur në pozicionet tona. Unë jam përqëndruar në njërën nga hyrjet, ndërsa kolegët e tjerë në pozicione të ndryshme të Objektit të Rëndësisë së Veçantë Kryeministria. Detyrën e kam marrë në mëngjes, pasi kam qënë në turnin e parë. Para se të vinte automjeti ku u gjet tritoli, situate rreth objekjtit ka qënë e qetë, si në ditët e zakonshme.
Si keni rënë në kontakt me automjetin, në çfarë ore ka hyrë në kryeministri. Mund të na tregoni sa persona kanë qënë brenda në të, kush ndodhej në timon?
Nuk e di orën e saktë, por makina është drejtuar në hyrje të kryeministrisë në orët e mëngjesit. Ne kishim vetëm pak orë që kishim marrë shërbimin. Kam parë që brenda në makinë, ndodheshin dy veta, Besnik Dervishi, i cili pa hyrë makina në territor të kryeministrisë, ka zbritur në trotuar dhe është takuar me shefin e antikorupsionit Ergys Hoxha. Këta të dy, pas takimit janë drejtuar për në kafe, ndërsa shoferi Aziz Gurra, që ndodhej në timon kërkoi të futej brenda në kryeministri.
Ju në këtë moment nuk patët asnjë komunikim me këta persona, qoftë me shoferin apo me Besnik Dervishin?
Jo jo. Vetëm shoferit i bëra shenjë të ndalonte për kontrollin fizik të makinës, pasi ne kemi procedurat tona.
Më tej si vepruat?
Kam vepruar sipas rregullores që kemi në gardë. Pashë targën e makinës dhe tipin e saj, në listën e automjeteve që janë të rregjistruara dhe që lejohen të futen në teritorin e kryeministrisë dhe konstatova se mjeti ishte në pronësi të prefektit të Vlorës, dhe që lejohej të futej. Pas kësaj procedure, kam marrë aparatin pasqyrë dhe kam filluar të kontrolloj në pjesën e poshtme makinën. Në fillim nga parakolpi dhe më pas në pjesën e majtë. Kur kam kontrolluar gomën dhe më pas pasqyrën e kam çuar poshtë derës ku qëndronte shoferi, kam parë një telefon “Samsung”, të ngjitur në një lëndë të dyshimtë.
Çfarë bëtë në këtë moment, njoftuat Gardën? Po shoferi që ndodhej brenda si reagoi?
Deri në këtë moment shoferi nuk dinte gjë, vetëm kur i pohova se diçka e dyshimtë ndodhej poshtë makinës. E kam urdhëruar që të zbriste dhe të mos shuante makinën, pasi mjeti ishte i ndezur. Ai ka zbritur dhe se sërisht kam vendosur pasqyrën poshtë mjetit, ku i ka treguar dhe atij sendin e dyshimtë.
Çfarë reagimi pati shoferi Gurra pas kësaj. Patët ndonjë bisedë me të?
Jo jo aspak. Ai u tmerua, nga ajo që pa dhe më pas njoftoi direkt prefektin e Vlorës, që ndodhej vetëm disa metra larg me Ergys Hoxhën, me të cilin ishin drejtuar për në kafe.
Po ju, çfarë bëtë në këtë moment si reaguat?
Unë menjëherë kam marrë në telefon komandantin tim, që njëherësh është dhe komandanti që është caktuar për sigurinë e Objektit të Rëndësisë së Veçantë (Kryeministria), duke e njoftuar se çfarë kisha konstatuar. Më pas kanë ardhur disa gardistë të tjerë që kanë kryer rrethimin e zonës dhe evakuar qytetarët. Pastaj erdhi policia dhe grupet e tjera të hetimit.
Para se të konstatonit celularin e lidhur me tritolin, gjatë shërbimit në kryeministri, ditë e ngjarjes vutë re ndonjë person të dyshimtë rreth kryeministrisë?
Jo jo, ansjë. Ka qënë ditë normale.
Juve jeni pyetur për këtë ngjarje në prokurori,çfarë keni pohuar?
Jam marrë në pyetje në Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Kam treguar atë që jua pohova dhe juve dhe asnjë gjë më tepër shtesë.
Si e ndjeni veten pas vlerësimit nga ana e drejtuesve të Gardës së Republikës dhe vetë ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri?
E ndjej më të motivuar. Në fund të fundit unë bëra detyrën time të efektivit të Gardës së Republikës dhe asnjë gjë më tepër. Fati im, që parandalova diçka shumë të keqe më favorizoi dhe më motivoi akoma dhe më tepër për punën. Por një pjesë të këtij suksesi kanë dhe kolegët e mi që reaguan shumë shpejt, pasi unë i njoftova për ngjarjen.
13 dhjetor 2013
Pikërisht në këtë datë, efektivi i Gardës së Republikës Petrit Doka, ka arritur të shmangë katastrofën breda territorit të kryeministrisë, ku ka zbuluar tritolin poshtë makinës së prefektit të Vlorës.
19 dhjetor 2013
Një javë pas ngjarjes në kryeministri, ministri i Brendshëm me propozim të komandantit të Gardës së Republikës,z. Gramoz Sako, ka bërë dekorimin me medaljen e “Trimërisë” të Petrit Dokas.
200 gramë tritol
Në automjetin e prefektit të Vlorës Besnik Dervishi është mundur të hiqet sasia prej 200 gramë tritol C4 e lidhur me një telefon “Samsung”, dhe dy dotonatorë që do aktivizonin shpërthimin
Shkrimi u publikua sot (21.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Prefekti: Tritolin e vunë segmentet e mafias së ndërtimit