TIRANE- Një efektiv i Gardës së Republikës që në muajin qershor të këtij viti ka keqtrajtuar një punonjës policie në rrugën “5 Maji” në Tiranë, ka paditur në Gjykatën e Tiranës ministrin e Brendshëm Flamur Noka dhe Komandantin e Gardës Ndrea Prendi. Shkak i padisë civile depozituar në gjykatë, ka qënë vendimi për shkarkimin e tij nga rradhët e Gardës së Republikës me motivacionin e thyerjes së etikës ushtarake.
Nisur nga kjo situatë gardisti Sadik Haxhimali i është drejtuar gjykatës, duke paditur komandantin e tij Artan Hoxha dhe ministrin Noka, duke kërkuar nga togat e zeza anullimin e urdhërit të ministrit për shkarkimin e tij dhe rrikthimin e tij në detyrë për vazhdimin e karrierës. Gjithahstu në padinë e tij kërkohet detyrimi i palës së paditur ta dëmshpërblej me pagën e 3 muajve për mosrespektim të afatit të njoftimit për zgjidhjen e kontratës së punës, etj.
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com