TIRANE- E kishte nisur si histori dashurie, më pas efektivi i Gardës së Republikës e kishte shfrytëzuar për prostitucion. 25 vjeçari Ilirjon Gjoni akuzohet se ka shfrytëzuar për prostitucion në disa motele të Tiranës, të dashurën e tij 15 vjeçe.
Arrestimi i Ilirjon Hajrulla Gjonit u bë në orët e vona të mbrëmjes së djeshme. I lindur në fshatin Derjan Mat, 25 vjeçari ishte me banim të përkoshëm në Tiranë, me detyrë efektiv në Gardën e Republikës.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas është autor i veprës penale të shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduse, vepër e cila parashikohet nga neni 114/a,/1 i Kodit Penal.
„Në ngarkim të tij, është depozituar një kallzimin penal nga një shtetase 15 vjeçare, e cila deklaron se për një periudhë 5 mujore është shfrytëzuar për prostitucion, ku fillimisht dyshohet se 25 vjecari Ilirjon Gjoni ka pasur një histori dashurie me 15 vjecaren dhe më pas dyshohet se e ka shfrytëzuar për prostitucion në disa motele në Tiranë. “- thuhet në njoftimin për shtyp të policisë së Tiranës. Materialet proçeduriale në ngarkim të tij, ju kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com