TIRANE - Luan Rama do të garojë përballë Ilir Metës për mandatin e Kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Sekretari i përgjithshëm konfirmoi të enjten regjistrimin për votimet e tetorit ndërsa deri më tani ishte vetëm kandidatura e Metës.

I pyetur nga A1report nëse do ta ketë të lehtë konkurimin përballë Metës, Luan Rama theksoi se gara nuk është personale me Ilir Metën, por sfidë për të fituar në zgjedhjet e ardhshme të 2013-ës.

Kandidatura e Ramës u prezantua nga Kryetari i Komitetit Organizativ të LSI-së, Petrit Vasili i cili bëri të ditur se fushata konsiderohet e hapur që prej ditës së premte.

Ilir Meta ka mbajtur postin e kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim që prej shtatorit të vitit 2004 kur kjo forcë politike është krijuar.

(Gre.M/Shqiptarja.com)