Sjellja e sulmuesit 28-vjeçar ka qenë një faktor që e ka ndaluar atë të triumfojë në Madrid. Bale është treguar disi egoist në fushë, pa menduar për kolektivin, duke mbetur si një pjesë e huaj në trupin e kësaj skuadre, pa arritur të integrohej me të.
Në mënyrë paradoksale aftësitë e tij të jashtëzakonshme si lojtar nuk ka arritur t’ia shtojë organikës për një një lojë në ekip. Transferimi i tij në Madrid ishte ndër më të shtrenjtët e historisë së ‘Los Blancos’, por Bale nuk pati rendimentin e dëshiruar, sikundër paraqiti një dobësi fizikë dhe mentale duke mos plotësuar kriteret për të qenë ai lideri i ri i këtij grupi.
I dëmtuar 25 herë, Bale ka humbur plot 78 ndeshje, pothuajse një në tre takime. Tani Realin kërkon të largojë Bale me synimin për të marrë yje si Eden Hazard, Harry Kane dhe Mauro Icardi.









