41-vjeçarja kërkonte me çdo kushte të vendoste rekord, duke u bërë skiatorja më e vjetër alpine e cila fiton një medalje Olimpike. Kjo edhe pse 9 ditë më parë ajo pësoi një këputje ligamenti në gjurin e majtë. Mirëpo dëshira e madhe i ka kushtuar shtrenjtë pasi amerikania pësoi një dëmtim të frikshëm. Gjatë garës ajo fluturoi në ajër dhe u përplas keq në dëborë.

Ngjarja shkaktoi panik tek publiku, ndërsa gjatë transmetimit u dëgjuan britmat e dhimbjes. Mënjehrë personali mjekësor u afruar pranë saj dhe bëri të mundur transportimin në spital përmes helikopterit.


Lajmi kryesor:

Lojërat Olimpike/ Patinatorja Lollobrigida i sjell medaljen e parë të artë Italisë, japonezët shkëlqejnë në 'snowboard air'! Dëmtohet rëndë skiatorja amerikane (VIDEO)