Garsia Markez vuan nga
skleroza, në rrezik autobiografia

Garsia Markez vuan nga <br />skleroza, në rrezik autobiografia
Gabriel Garsia Markez, shkrimtari bestseller i Amerikës Latine, vuan nga skleroza. Lajmi është bërë publik nga vëllai i vogël i shkrimtarit të famshëm, Jaime Garcia Markez. Ai u tha studentëve të tij në Kolumbia se vëllai i tij, të cilin e thërret Gabo, shpesh herë e merr në telefon dhe e pyet për gjëra të cilat i harron. “Ai ka probleme me kujtesën. Ndonjëherë qaj sepse ndiej që po e humb dhe unë atë”, mësohet të ketë thënë vëllai i shkrimtarit Markez.

Gabriel Garcia Markez është 85 vjec dhe ka fituar çmimin Nobel për Letërsinë në vitin 1982. Ai ka luftuar në 1999 me kancerin dhe falë kemioterapisë ai mund të shërohet por sipas doktorëve kemioterapia i ka dëmtuar kujtesën duke e futur atë në sëmundjen e njohur të pleqërisë.

Gjendja shëndetësore e shkrimtarit është mbajtur sekret për një kohë të gjatë por pas shumë aludimesh dhe të pavërtetash në media, i vëllai thotë se e gjykoi të arsyeshme të tregohej transparent me publikun.

Markez është një nga shkrimtarët më të njohur në botë dhe më popullor. "Dashuri në kohërat e kolerës", "100 vjet vetmi" dhe pjesa e parë e autobiografisë së tij "Te jetosh për të treguar përrallën” janë nga më të njohurat.

“Fatkeqësisht nuk besoj që ai do te jetë në gjendje të shkruajë pjesën e dytë të autobiografisë së tij. Uroj të jem gabim por nuk besoj”, ka thënë vëllai i shkrimtarit.
Gabriel Garcia Markez njihet edhe për miqësinë e ngushtë me Fidel Kastron dhe shumë liderë botëror.

(mk/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Kongresi i PS, ministrja Pirdeni: Fokus lufta ndaj korrupsionit, nisëm konsultimet për strategjinë e re! Prokurime publike me inteligjencë artificiale

Kongresi i PS, ministrja Pirdeni: Fokus lufta ndaj korrupsionit, nisëm konsultimet për strategjinë e re! Prokurime publike me inteligjencë artificiale