Gary Cahill beson te eksperienca
e John Terry-t si ish-kapiten

Gary Cahill beson te eksperienca<br />e John Terry-t si ish-kapiten
Kapiteni i ri i Chelsea-t i emëruar nga Antonio Conte, Gary Cahill  është shprehur i kënaqur që do të jetë lideri i "Bluve" të Londrës.

Në intervistën e publikuar ne website-in e klubit, Cahill ka deklaruar se progresi në karrierën e tij duke arritur te shiriti i kapitenit është një objektiv i kërkuar që në fëmijëri prej tij.

Cahill thotë se është rritur me imazhin dhe rolin e kapitenit të ekipit duke ndjekur në televizor liderët e shumë ekipeve.

Ndër të tjera ai vlerëson maksimalisht kontributin e ish-kapitenit dhe qendërmbrojtësit John Terry i cili vendosi të mbyllë karrierrën jashtë Londrës tek ekipi i Aston Villa-ës.

Për Cahill, John Terry është një shembull i përsosur i kapitenit në fushën e lojës.

Ai do të kërkojë mbështetjen e 37- vjecarit për ҫdo barrierë apo vështirësi që do të ndeshë në rolin e ri.

"Është një moment krenar. Unë kam momente shumë të mira deri tani dhe detyra e re renditet ndër momentet më satisfaksionuese. Të jesh kapiten i një klubi të madh si Chelsea është një arritje e madhe personale. Kam fituar shumë eksperiencë dhe do të vazhdoj sërish me paraqitjet në fushën e lojës si në vitin e kaluar. Është një progres i jashtëzakonshëm drejt të qenit lider i ekipit ", shprehet në intervistën e tij kapiteni i ri i Chelsea-t.

John Terry e nisi zyrtarisht karrierën futbollistike në Premier League në vitin 1998.

Ai mbajti shiritin e kapitenit të Bluve të Londrës për 13 vjet.

Terry ka udhëhequr ekipin në periudhën më të suksesshme në historinë e tij duke fituar 4 Premier League-a dhe Ligën e Kampioneve në vitin 2012.

Vendin e kapitenit të Chelsea-t  do të mbulohet nga qendërmbrojtësi anglez Gary Cahill duke filluar që nga sezoni i ardhshëm.

Ai kaloi me londinezët e Chelsea-t në vitin 2012.

Në të njëtën kohë ai është dhe zv-kapiten i kombëtares angleze.

Redaksia Online
d.v./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Rutte përsërit mbështetjen e NATO-s për Ukrainën në luftën kundër Rusisë

Rutte përsërit mbështetjen e NATO-s për Ukrainën në luftën kundër Rusisë