'Gashi bëri gol për Zvicrën'/Gafa e Ramës me Botërorin, Veliaj e nxjerr nga situata/VIDEO

Kryeministri Edi Rama tentoi të bëhet edhe ai pjesë e emocioneve të Botërorit, duke komentuar golat e shqiptarëve të Zvicrës kundër Serbisë, gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve të arkitektëve belgë të sheshit "Skënderbej". Por kreu i qeverisë bëri një lapsus kur tha se Zvicra fitoi me golat e Shqirit dhe...Gashit. Por menjëherë i vjen në ndihmë Veliaj se lojtari tjetër shqiptar që shënoi ishte Granit Xhaka.  

Projekti për sheshin "Skënderbej" është bërë nga një skuadër që ngjan shumë me Zvicrën. Sicc Zvicra nuk kishte asnjë shans të fitonte pa Shaqirin e pa Gashin e shqiptarët që ka brenda...

(Ndërhyn Veliaj: Xhakën, Xhakën)  Rama e korrigjon

....Po, Xhakën... Dhe ne nuk do kishim asnjë shans pa ju emigrantët belgë në Shqipëri (përmend arkitektët belgë të sheshit "Skënderbej"). Janë adoptuar nga skuadra kombëtare që ne kemi ngritur për këtë projekt. Ju dorëzoj këtë certifikatë mirënjohje. 

Edi Rama, kryeministër

 Kreu i qeverisë kishte në mendje sulmuesin kuqezi, Shkëlzen Gashi, i cili mbahet mend për rastin e humbur në "Euro 2016" përballë Zvicrës në Lens të Francës, ku Shqipëria u mund 0:1 nga helvetët në fazën e grupeve. Që prej atëherë, Gashi nuk u thirr më në kombëtaren shqiptare. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rrumbullaku: 24/06/2018 16:46

    I kryeministrit I. Falet ishte nen efektin e lendeve gezimsjellese

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja