Gashi është një ndër artistët më të rinj shqiptarë që po triumfojnë  në tregun ndërkombëtar me hitet e tij.

Së fundmi po korr shumë sukses me bashkëpunimin me French Montana e Dj Snake.

I ftuar në studion e MTV, para gazetarit të famshëm Sway, reperi  ka folur për shqiptarët dhe prejardhjen e tij.

Pasi moderatori i emisionit e ka pyetur se pse ndihet krenar se është shqiptar, artisti është shprehur: “Jam shumë i lumtur për njerëzit e mi. Po,  jemi bërë si Avengers. Jam shumë krenar që të gjithë jemi bërë kaq të mirë.

E di, ne kemi ardhur nga asgjë dhe duam të marrim gjithçka. Secili kemi historitë tona familjare e kemi sakrifikuar shumë”.

Kujtojmë që artistët shqiptarë po korrin sukses ndërkombëtar në botën e muzikës.