'Koronavirusi nuk është për shqiptarët', Gashi poston bisedën gazmore me babain e tij

'Koronavirusi nuk është për shqiptarët', Gashi poston bisedën gazmore me babain e tij

Gashi

Kornavirusi është kthyer në një problem global, ku dita ditës shtohen të prekurit dhe viktimat.

Gjithashtu ky virus është kthyer edhe në objekt argëtimi nga shumë persona për të larguar sadopak frikën dhe panikun e krijuar.

Së fundmi këngëtarit me origjinë shqiptare që jeton në New York, Gashi ka patur një bisedë me babanë e tij, të cilën e ka postuar edhe në Instagram.

I frikësuar për gjendjen e krijuar, i thotë babait se një person është prekur nga koronavirusi në New York, kurse babai I kthen përgjigjen epike.

“Mos u shqetëso, koronavirusi nuk është për shqiptarët”, ka thënë babai në mesazh.

Kjo ka sjellë shumë komente në profilin e tij nga të huaj dhe shqiptarë.

“Një gotë raki dhe e mban koronavirusin larg”, ka shkruar një komentues apo një tjetër që thotë se është shprehje tipike shqiptare.

Postimi i Gashit

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Meta flet për tradhtarë brenda PL-së, Mehmetaj: S’jam dakord për këto terma

Meta flet për tradhtarë brenda PL-së, Mehmetaj: S’jam dakord për këto terma