Gashi i papërmbajtshëm, De Biasi:
Nuk jam hero, krenar për shtetësinë
“Unë nuk jam një hero. Unë jam thjeshtë një njeri normal që përpiqem të bëj punën me seriozitet. Ndihem i nderuar për faktin që kam marrë shtetësinë e Shqipërisë dhe do të luftojë për ta nderuar". Kjo është deklarata e trajnerit të Kombëtares shqiptare Gianni De Biasi.
“Unë nuk jam një hero. Unë jam thjeshtë një njeri normal që përpiqem të bëj punën me seriozitet. Ndihem i nderuar për faktin që kam marrë shtetësinë e Shqipërisë dhe do të luftojë për ta nderuar". Kjo është deklarata e trajnerit të Kombëtares shqiptare Gianni De Biasi gjatë një interviste për mediat greke pas rezultateve pozitive që arriti me kuqezinjtë në 4 ndeshjet e para që ka zhvilluar.
Në vazhdim të intervistës, De Biasi ndalet edhe te rruga e eliminatoreve të Francës. “Rruga drejt kualifikimit është shumë e vështirë. Ne kemi arritur disa fitore të rëndësishme, por kemi nevojë për rezultate pozitive kundër skuadrave si Danimarka dhe Portugalia” deklaroi tekniku. Nuk ka si të mungojë në cdo intervistë edhe ajo që ndodhi në Serbi, që sipas De Biasit ishte një çmenduri.
“Unë mendoj se ishte një vendim i padrejtë. Kjo nuk ishte zgjidhja e duhur për problemin. Para dronit, serbët hodhën fishekzjarrë dhe gurë në fushë. Shqipëria u dënua, pasi është vend i vogël”.
Në fund De Biasi mbanë me optimizëm edhe grekët për një kualifikimin të mundshëm në Europian edhe pse ndodhen disa pikë pas nga vendet e para. “Unë shpresoj, edhe pse është e vështirë që Greqia do të gjendet në Francë. Është një ekip me lojtarë të mirë. Kurrë mos thoni kurrë” përfundoi ai.
Gashi, i pandalshëmTashmë nuk ka më dyshime, sulmuesi shqiptar Shkëlzen Gashi është lojtari i momentit në Zvicër, pasi ka shënuar dopietë edhe në ndeshjen e Kupës përballë St.Gallen.
Kujtojmë që Gashi shënoi edhe dy gola në fundjavë në kampionat përballë Arau, njërin nga të cilët nga mesfusha pas daljes së portierit.
Me një sulmues të tillë, ndoshta edhe trajneri i Kombëtares, De Biasi duhet të mendojnë sërish skemat, pasi mund t’ia vlejë të ndryshojë skemë në vend që sulmuesi të jetë në rezervë.
Dëmtohet KukeliNuk kanë të përfunduar dëmtimet për Burim Kukelin, i cili do të qëndrojë sërish disa javë jashtë fushës, pasi është dëmtuar në takimin e kësaj fundjave në Zvicër, ku Zurich luajti përballë Lucern.
Kukeli u detyra ta lërë fushën në minutën e 63 dhe duhet të qëndrojë pa luajtur për disa javë. Kukeli ishte titull në ndeshjen që Shqipëria zhvilloi përballë Armenisë në Elbasan, të cilën kuqezinjtë e fituan 2-1.
d.balla/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Marrëveshje në Ohër, po shkojnë Kosova e Serbia drejt pajtimit përfundimtar?
-
Po
48.9%
-
Jo
37.2%
-
Nuk e di
13.9%
Vota total: 1945
Lajme të tjera
-
Mori çmimin e madh në Big Brother Vip Kosova, por surprizën më të madhe Stresi e mori nga Sali Berisha! Ja 'dhurata' e tij
20 Mars, 10:39
-
Aksidenti ku mbeti viktimë polici në Patos, arrestohet 27-vjeçari
20 Mars, 10:32
-
Valle shqiptarësh, kurbane, refuzim, namaz, amnisti dhe propagandë: Si rrodhi vizita e Sulltan Mehmetit V në trevat shqiptare më 1911
20 Mars, 10:24
-
Java Globale e Parasë, slogani i zgjedhur këtë vit ‘Administro paratë’! Sejko dhe Kushi: Edukimi financiar është prioritar
20 Mars, 10:24
-
Përballja e të penduarit të drejtësisë Luftar Reçi me grupin e Emiljano Shullazit do të bëhet me dyer të mbyllura! Avokatja: Jo më 'publicitet'
20 Mars, 10:19
-
'Vendoret'/ Celibashi: S'ka reklama falas për partitë, asnjë rregullim ligjor për mediat online! Ambasadori i OSBE: Financimi në televizione të monitorohet
20 Mars, 10:17
-
Turizmi në lulëzim, Rama: Në shkurt vizitorët janë rritur 54% krahasuar me 1 vit më parë! Mbi 686 mijë turistë të huaj vizituan Shqipërinë në dy muajt e parë të 2023
20 Mars, 10:12
-
Putin përshëndet 'mikun e mirë të vjetër' Xi Jinping përpara takimit të parë në Moskë që nga pushtimi i Ukrainës
20 Mars, 10:08
-
Krim makabër në Spanjë, 40-vjeçari shqiptar i pret fytin me gotë një spanjolli pas një sherri në lokal! Largohet i qetë me duart me gjak: S’kam bërë asgjë
20 Mars, 10:00
-
Sazan Guri: E përcolla të ndjerin
20 Mars, 09:51
-
Kërcënon Medvedevi: Urdhër arresti nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për Putin do ketë pasoja të tmerrshme
20 Mars, 09:44
-
Një skandal për të cilin flitet shumë pak në Serbi
20 Mars, 09:39